Tuesday, April 23, 2024

Presidenti turk Erdogan, flet si ish futbollist. Analizon dështimin e Ronaldos në Kupën e Botës, dhe fitoren e merituar të Argjentinës

Lexo

Sipas presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Cristiano Ronaldo ishte viktimë e një vetoje politike gjatë edicionit të fundit të Kupës së Botës në Katar, për shkak të supozimit të mbështetjes së tij për kauzën palestineze. Duke folur në një program televiziv turk, Erdogan, i cili dikur ishte një futbollist profesionist, tha se, “për fat të keq Ronaldo u shpërdorua” në ndeshjen e tij të fundit kundër Marokut.

“Fatkeqësisht, i vendosën veton politike”, tha presidenti turk dhe nënvizoi se, “ai është dikush që mbron çështjen palestineze. Dërgimi i një lojtari si Ronaldo në fushë vetëm 30 minuta të mbetura në ndeshje i prishi psikologjinë e tij dhe kjo ia hoqi energjinë”.

Erdogan nuk ka dyshime për të ardhmen e Ronaldos: “Sipas informacioneve që kam marrë, Ronaldo po shkon në Arabinë Saudite”. Presidenti turk tha gjithashtu se Argjentina e meritonte të fitonte falë lojës së luajtur dhe se Messi ishte vendimtar, pavarësisht moshës së tij. “Por Mbappè është e ardhmja”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img