Friday, April 26, 2024

(Video)Kampionati Europian i Tennisit për U12 me pjesëmarrjen e 16 ekipeve-Adriatic Tennis Park Shkodër-Mars 2023

Lexo

Rreth 100 sportistë të moshës 10-12 vjeçare nga 16 vende Europiane janë prej dy ditësh mysafir në qytetin e Shkodrës duke konkuruar në Kampionatin Europian të Tennisit për grupmoshat U12.

I emërtuar “Shkodra Open U-12”, aktiviteti në fjalë është i vetmi i këtij lloji që zhvillohet në Shqipëri dhe konkretisht në Shkodër, këtu, ku fare pak kilometra larg qytetit të Shkodrës është ndërtuar Kompleksi Sportiv, Adriatic Tennis Park Shkodër, padyshim më moderni dhe funksionali në Rajon.

Me 6 fusha të hapura dhe 3 të mbyllura, kompleksi në fjalë afron komoditet për zhvillimin e aktivitetit, ndërkohë që për të pranishmit e shumtë që ndjekin prej së afërmi ndeshjet, gjenden mjedise shlodhëse optimale, Bar dhe Restorant, në mjedise të mbyllura me air të kondicionuar, por edhe me verandën e ndërtuar përbri fushave në formë tribune ku zhvillohen ndeshjet, duke i dhënë mundësinë të shijojnë edhe sfidat e tenistëve në fushat e hapura.

Drejtori i përgjithshëm i Europianit, Kliti Hoti, tha për Veriu Sport, se aktiviteti në fjalë ia ka rritur qëllimit, jo vetëm për konkurimin cilësor dhe dinjitoz në mes 16 ekipeve të huaja pjesëmarrëse, përfshirë edhe Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe për turizmin që ato po shijojnë.

Në këtë aspekt, falë edhe përkujdesjes së organizatorëve të aktivitetit, Adriatic Tennis Park Shkodër, është hartuar një program i larmishëm për ekipet e huaja për vizitat që ato parapëlqejnë të bëjnë në pikat e shumta turistike të Shkodrës, si në muzetë e shumtë që disponin qyteti, Kalanë Rozafa, Liqenin e Shkodrës, Shirokë-Zogaj, bregdetin e Velipojës, Urën e Mesit, apo edhe pikat turistike malore, Razëm, Thethë, Bogë, Vermosh, etj.

(Video) Pamje nga aktiviteti i europianit të 12 vjeçarëve në Kompleksin sportiv Adriatic Tennis Park Shkodër

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img