Tuesday, May 7, 2024

Volejboll Meshkuj-Vllaznia e nis mirë fazën Play-Off. Kuqeblutë sfidojnë Skënderbeun në transfertë 0-3, spikat kapiteni Qafarena si pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes

Lexo

Skënderbeu-Vllaznia 0-3(22-25, 19-25, 21-25)

Vllaznia në volejboll per meshkuj e ka nisur mbarë fazën Play-Off. Kalendari e ka vënë atë të përballet me Skënderbeun e Korçës, ndeshje kjo e luajtur në pallatin e sportit, “Tamara Nikolli” të qytetit të Korçës për çerekfinalen e parë të fazës finale të kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj nën drejtimin e gjyqtarëve Enri Zenullari dhe Roland Mujo.

Renditja e skuadrës korçare në vendin e katërt të renditjes duke lënë Vllazninë në vendin e pestë, mendohej të ishte ajo favorite kryesore për fitimin e kësaj ndeshjeje. Prania e treshes së volejbollistëve Gledis Lloshi, Tuad Drinazi dhe Klaudio Preka, pjesë e formacionit të Skënderbeut në këtë sezon sportive që do të luanin kundër ish skuadrës së tyre, Vllaznia e bënte edhe më interesant takimin.

Por, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja, në këtë përballje të sotme janë shfaqur tejet të mobilizuar, me dëshirë dhe besim të plotë për ta fituar këtë sfidë. Dhe, në fakt ashtu ndodhi, sepse e gjithë ndeshja foli në favor të Vllaznisë, e cila që nga fillimi dhe deri në fund, ka qënë dominuese e saj.

22 me 25 është mbyllur seti i parë i kësaj ndeshje në fitim të Vllaznisë. Loja e mirë e kuqebluve vijon edhe në setin e dytë, madje ky set është edhe më i dominuar nga Vllaznia, sespse edhe shifrat e fitores janë më të thellë, 19-25.

Ai që pritej të ishte më luftaraku, ishte seti i tretë, pasi për të kthyer ndeshjen, vendasve i duhej patjetër fitorja. Por, një gjë të tillë nuk ia lejon, Vllaznia, ku me një kapiten në superformë si Nikolin Qafarena, padyshim, më i miri në fushë për të dy ekipet, jo vetem me cilësi loje, por edhe 18 pikët individuale të shënuara prej tij, së abshku me kolegët e tij, Jukni, Çekini, Taflaj, Rrashketa, Lleshi, Talani, Curraj, Jula, Daniku, e mbyllë me fitore setin e tretë me fitore, 21 me 25, duke fituar kështu të gjithë ndeshjen me rezultatin e pastër, 0 me 3.

Fotore kjo, e cila hedh një hap përpara të skuadrës kuqeblu në drejtim të kualifikimit në gjysëmfinale. Por, për këtë duhet pritur ndeshja e kthimi, e cila luhet këtë të shtunë të 1 prillit në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi”, ku do të zyrtarizohet skuadra që shkon në gjysëmfinale.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img