Friday, March 29, 2024

(Video)Rikthehet Kupa “Agim Tafili. 5-6 maj, dy etapa me finish në Shkodër

Lexo

Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër organizon Kupan “Agim Tafili” në çiklizëm. Një aktivitet ky tradicional kushtuar një figure të madhe të çilzmit shkodran dhe atij shqiptar si Agim Tafili, por që në fakt, për arsye të ndryshme, kishte katër vite që nuk zhvillohej. Rikthimi i këtij aktiviteti është pritur mjaft mirë nga ana e shoqatës së çiklizmit Vllaznia, gjë të cilën e thekson në propnoncimin e tij trajneri kuqeblu, Leonat Kola.

Pas një ndërprerje katër vjeçare të Kupës “Agim Tafili” në çiklizëm, Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër ka bërë të mundur rikthimin e këtij eventi që organizohet në nderim të legjendes së çiklizmit shkodran dhe atij shqiptar.

Një ditë përpara fillimit të garave dy ditore, ekipi i Vllaznisë i drejtuar nga trajneri Leonat Kola ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në itenerarin e rrugës së Velipojës.

Në këtë seancë ka qënë i pranishëm edhe drejtori i sporteve në Bashkinë Shkodër, Alban Hasani, nën përkujdesjen e të cilit u bë e mundur organizimi i këtij eventi në qytetin e Shkodrës.

Në prononcimet e dhëna për Veriu Sport, drejtori I sportive në Bashki, Alban Hasani, trajneri i Vllaznisë Leonat Kola dhe kapiteni i skuadrës, Bruno Kola, janë shprehur optimist për një sukses të mundshëm të ekipit kuqeblu në këtë aktivitet.

Etapa e parë e Kupës “Agim Tafili” nis të premten në orën  16:00 për kategorinë U23 dhe Elitë Junior, me itenerar, Fushë Krujë-Shkodër me distancë 122.6 kilometër. Ndërsa, etapa e dytë do të zhvillohet paraditen e së shtunës, duke nisur nga ora 10:00, me itenerar, Shkodër-Balldre-Fishtë-Hajmel-Vau i Dejes-Gomsiqe-me finish në Shkodër, 108 kilometar e gjatë.

(Video) Ekipi i Vllaznisë në çiklizëm, seanca e fundit stërvitore në prag të Kupës “Agim Tafili”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img