Sunday, May 5, 2024

(Video) Trajneri i basket femra Bledar Gjeçaj merr vullnetarisht edhe drejtimin e Vllaznisë meshkuj

Lexo

Aktualisht mban detyrën e trajnerit të Vllaznisë në basketboll femra, por Bledar Gjeçaj ka marrë edhe detyrën e trajnerit të Vllaznisë edhe për meshkuj. Një angazhim të tillë Gjeçaj ka pranuar ta bëjë në mënyrë vullnetare në një kohë që basketbolli i meshkujve po kalonte ditë jo të mira pas dorëheqjes të ish presidentit Alban Xhaferi.

Pas një takimi të zhvilluar në zyrën e ish presidentit Xhaferi me praninë edhe të kolegëve të tjerë antarë të Shoqatës së Basketbollit Vllaznia, të gjithë së bashku kanë marrë angazhimin e duhur për të mbështetur basketin e meshkujve deri në gjetjen e një presidenti tjetër që do të marrë drejtimin e basketbollit shkodran.

Dhe, menjëherë pas mbledhjes, Gjeçaj i mbështetur edhe nga kolegu i tij Astrit Zaganjori, ish presidenti i mëhershëm Sokol Dibra si dhe ky i fundit Alban Xhaferi, ka dalë në stervitje me kontigjentin e basketbollistëve shkodranë.

Në prononcimin e dhënë për median, Gjeçaj shpehet se e ka obligim të kontribuojë për këtë skuadër ku është rritur dhe ka fituar tituj kampion si sportist por edhe si trajner i saj. Dhe, një gjë të tillë do ta bëjë vullnetarisht derisa situata të normalizohet.

Natyrisht, që ai do ta ketë të vështirë të stervisë dy ekipe, femrat dhe meshkujt, por më të vështirë ndoshta do ta ketë për t’i drejtuar në ndeshjet zyrtare, sepse oraret dhe ditët e ndeshjeve mund të koinçidojnë në atë mënyrë sa ndoshta mund ta ketë të pamundur për t’ia dalë.

Për më tepër ndiqni videon me intervistën e dhënë nga trajneri Bledar Gjeçaj

Gaspër Marku

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img