Saturday, May 4, 2024

(Viedo) Alban Xhaferi deklaron zyrtarisht dorëheqjen nga posti i Presidentit të basketbollit shkodran, por premton mbështetje si sponsor

Lexo

Prej disa ditësh në media qarkullon lajmi i dorëheqjes së Alban Xhaferit nga posti i Presidentit të basketbollit shkodran, por vetëm mbrëmjen e së hënës ai ka folur publikisht për një gjë të tillë. Prononcimin e tij, zoti Xhaferi e dha në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” teksa po ndiqte një seance stervitore të Vllaznisë së basketit për meshkuj të drejtuar vullnetarisht nga traneri Bledar Gjeçaj që drejton Vllazninë e femrave, një rreze shprese kjo që ringritjen e ekipit me një staf të ri presidencial. Ndër të tjera, Xhaferi sqaron se në marrjen e këtij vendimi kanë ndikuar angazhimet e tij në aktivitetin e biznesit, jeta personale, por sigurisht edhe pozicioni në postin e presidentit të KF Vllaznia, të cilët nuk i kanë dhënë hapësirën e duhur për të mbështetur basketbollin. Por, krahas këtyre arsyeve, një tjetër shtysë për dorëheqjen nga posti i presidentit të basketbollit ka ndikuar edhe ligji i sportit që nuk e lejon një gjë të tillë duke e konsderuar konflekt interesi drejtimin e dy presidencave. Një largim me keqardhje si president, por duke premtuar se do të vijojë të kontribuojë si sponsor në vazhdim për basketbollin shkodran.

Zoti Xhaferi, sot i pranishëm në stervitjen e Vllaznisë së basketbollit. Ka të reja në lidhje me të ardhmen e klubit të basketbollit?

Unë duhet të sqarohem pak më gjatë për këtë problematikë  faktikisht që ka lidhje me basketbollin. Unë, që në muajin shtator kam bërë thirrje publike herë pas here që të afrohen tek basketbolli investiture, sponsor, sepse duhet pasë parasysh se angazhimet e mija në fushën e futbollit, apo sa i takojnë biznesit dhe jeten personale janë të shumta. Dhe, ka qënë një mungesë e vazhdueshme mosvemendje tek basketbolli dhe mosdeditimi ndaj këtij proçesi dhe sigurisht skuadra ka pasë rezultate jo të mira, madje shumë të këqija mendoj unë dhe nuk përfundu ashtu si duhet, megjithë investime që unë kam bërë duke marrë lojtarë të huaj, problematikat kanë qënë të vazhdueshme, duke fillu nga heqja e trajnerit Milatoviç, pastaj edhe me trajnerin Berdica nuk pati ecuri të mirë dhe erdhëm në momentin tashmë që unë publikisht kam deklaru dorëheqjen e parevokueshme, siç e përmenda më herët për arsye të angazhimeve, për arsye të mosdeditimit ndaj këtij sporti. Me thënë të drejten është një keqardhje për mua se janë disa vite të mira që kam investu. Jam mundu të jap maksimumin për ta rritë basketbollin në nivelet më të larta, por edhe angazhimi im tek futbolli ishte edhe në këtë formë që nuk ishte mundësia për të vazhduar më tej. Plus, duhet theksuar se është një ligj i veçantë i sporteve që specifikon në mënyrë të veçantë se brenda dy federatave mund të ketë konflikt interesi për vazhdimin e pozicionit tim si president i basketbollit dhe si president i ardhshëm drejt finalizimit të prçesit të privatizimit, si president i futbollit të KF Vllaznia.

Rrezikon Vllaznia rënien nga kategoria?

Ne kemi menjëherë kemi bërë një takim, në fakt unë kam bërë disa here takime të tilla, me antarët e shoqatës, të cilët janë emra të mëdhenjë të basketbollit të Shkodrës. Sigurisht që është edhe ish presidenti Sokol Dibra, i cili ka dhënë një kontribut 15 vjeçar të padiskutueshëm për basketbollin, dhe kemi dëshirën e mirë, kemi vullnetin e plotë, sigurisht është ajo pjesa emocionale që na lidh me basketbollin. Unë duhet t’i falenderoj publikisht sepse janë disa njerëz shumë të përkushtuar ndaj basketbollit, dhe kemi bërë disa analiza të vemendshme dhe mendoj se kemi arritë në një konkluzion të mirë për të ardhmen e basketbollit. Mendoj se shumë shpejt do të jetë emri i ri i Presidentit të Vllaznisë në basketboll. Sa i takon ekipit, kemi bërë disa rregullime, kemi larguar tre lojtarë amerikan që ndoshta nuk kanë qënë të vlefshëm për vazhdimin, por kemi marrë disa të tjerë. Unë do të vazhdoj ta mbështes skuadrën e basketbollit si sponsor, do të vazhdoj t’i mbështes djemtë me aq sa kam mundësi. Po e përsëris edhe një herë, kemi emra të mëdhenjë të basketbolllit, të cilët janë duke u mundu për të kontribu dhe dhanë maksimumin për ta mbajtë gjallë basketbollin në Shkodër. Gjithashtu, dua të falenderoj edhe profesorin, trajnerin e shquar Bledar Gjeçaj, i c ili u tregua i gatshëm në këtë moment ta rimarrë ekipin, dhe unë jam optimist se ekipi shumë shpejt do të ngrihet aty ku duhet.

Ka pasur komente të shumta që largimi juaj ka ngjallur një lloj frike te Vllaznia e futbollit. Ka ndonjë arsye që të tremben, qoftë skuadra apo edhe tifozët?

Pyetja është e shumë saktë. Unë siç e përmenda më përpara, dorëheqja është një akt faktikisht më i drejtë sepse mungon përkushtimi ndaj basketbollit dhe për këtë arsye unë kam dhënë dorëheqjen dhe sigurisht fokusi është tek futbolli dhe mendoj se aty do kemi kohën të tregojmë se do të bëjmë gjëra shumë të mira.

Me sa shikohet zoti Xhaferi, një largim me keqardhje nga presidenca e basketbollit?

Absolutisht, sepse unë e kam filluar këtu dhe me të vertetë basketbolli është një sport shumë i bukur. Duhet theksu këtu se ligjet aktuale nuk  japin asnjë mundësi të biznesit për një hapësirë investimi në sport dhe unë kam sakrifiku shumë faktikisht duhet pranuar kjo. Dhe, sigurisht që ka një keqardhje, sepse është një projekt i cili që jam mungu me shpirt për ta ringritë aty ku duhet. Por, po e theksoj edhe një herë që unë do t’i qëndroj pranë dhe do të mundohem maksimalisht edhe në vazhdimësi si sponsor.

A ngjall frikë për një largim tuajin të mundshëm edhe tek futbolli?

Kemi të bëjmë me dy struktura komplet të ndryshme. Kemi të bëjmë me një shoqatë basketbolli, ku me mirëkuptimin e saj unë jam zgjedhë president, kemi të bëjmë me një sport që në Shqipëri trajtohet krejtësisht në formë të ndryshme. Vllaznia e futbollit është shoqëri aksioniere, unë aty kam ble aksionet e ekipit dhe sigurisht ka një formulë krejt tjetër futbolli me basketbollin, kështuqë mendoj se nuk asgjë të përbashkët ndoshta pyetja dhe asnjë pikë të përbashkët e ardhmja.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img