Menaxheri i Marash Kumbullës,Xhani Vitali, ka dhënë një intervistë për “Tuttomercatoweb”-in së fundmi ku ka diskutuar edhe për mbrojtësin shqiptar, për të cilin është pyetur pikërisht për raportin që ka me Murinjon. Vitali ka lënë të kuptohet se Kumbulla nuk është i kënaqur me hapësirat që ka pasur nën drejtimin e portugezit, por nga ana tjetër qartëson se 23-vjeçari zgjodhi të qendronte në Romë dhe të jo largohej.
“Lumturia apo kënaqësia matet shpesh në bazë të ndeshjeve të luajtura. Është normale që një futbollist të dëshirojë sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo përvojë mund t’i japë shumë. Ai ka një trajner si Murinjo dhe është në një vend të vështirë si Roma, dhe vështirësitë përballohen në dy mënyra: ose ia mbath, si pjesë e shtypit të hipotezuar në verë, ose ndryshe rri dhe përfshihesh, siç bëri ai”, ka thënë Xhani Vitali