Tuesday, July 23, 2024

Vllazni je e vonuar… UEFA Europa Conference League në prag, një muaj më pas ndeshja e parë, skuadra akoma në letër

Lexo

Për atë çfar dha në sezonin e kaluar, fituese e Kupës së Shqipërisë, dhe nënkampione vetëm sa i takon goleverazhit, Vllaznia meriton respekt maksimal. Por, tashmë ajo është lënë pas dhe përqëndrimi duhet të jetë tek ndërtimi i skuadrës për sezonin e ardhshëm futbollistik. Nëse për kampionatin mund të ketë kohë të mjaftueshme, pjesëmarrja në Europë e komplikon paksa situatën në kampin kuqeblu. Situatë, e cila për hirë të së vertetës nuk duket shumë e favorshme.

Sot jemi me 8 qershor 2021 dhe sipas kalendarit të UEFA Europa Conference League, fiks një muaj më vonë, më datë 8 korrik do të luhet ndeshja e parë. Ndërkohë, një javë më pas, me datë 15 qershor pritet të hidhet shorti ku 72 skuadrat e ndara në dy vazo  do të çiftëzojnë sfidat e para europiane, ku për skuadrën kuqeblu do të jetë një ndeshje e raundit të parë kualifikues.

Parë në kompleks situatën aktuale tek Vllaznia, jo vetem me problematiken e dilemës së nënshkrimit të trajnerit Brdariç, por edhe të futbollistëve titullarë në përgjithësi ku një pjesë e mirë e tyre akoma nuk kanë dhënë konfirmimin e tyre për vazhdimësinë e nëshkrimit me kuqeblutë, situata nuk duket shumë komode.

Ndaj, me të drejtë, në opinionin shkodran, përfshirë edhe masën e specialistëve dhe analistëv e të futbollit, nëse nuk do të arrihet të proçedohet me shpejtësi në riformatimin e skuadrës, situata mun të mos jetë shumë optimiste për të ardhmen e kuqebluve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img