Wednesday, November 27, 2024

Vllaznia-Bylis, të premten, ora 13:00, në “Loro Boriçi”. Luhen 8 çiftet e Kupës së Shqipërisë

Lexo

Pas javës së 19-të të Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë Superiore, këtë javë, Federata Shqiptare e Futbollit ka programuar zhvillimin e ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë. Sipas kalendarit përkatës, do të luhen tetë ndeshjet e kthimit të turit të dytë të këtij kompeticioni, i dyti për nga rëndësia pas kampionatit.

Ndeshje, këto, bazuar edhe në rezultat e regjistruara në duelet e dy javëve më parë, do të përcaktohen skuadrat që do të kualifikohen për në turin e tretë. Përballjet në fjalë nisin nesër me 6 ndeshje, 3 të grupit A dhe 3 të grupit B, ndërkohë që mbyllen ditën e premte edhe me dy takime të tjera.

Konkretisht, të enjten, ndeshjet e grupit A, janë: Tirana-Lushnja, Partizani-Korabi,dhe Kastrioti-Dinamo. Ndërsa, në grupin B, luhen tre takimet e tjera sipas këtij kalendari: Egnatia-Skënderbeu, Kukësi-Apolonia dhe Laçi-Tomori. Skuadra shkodrane, Vllaznia, e cila bën pjesë në grupin A, ndeshjen e saj të kthimit me ekipin e Bylisit do ta luajë ditën e premte, ditë kur do të luhet edhe sfida tjetër e grupit B. Teuta-Erzeni.

Nga sa bëhet e ditur, të gjitha ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, do të nisin në orën 13:00. Sa i takon ndeshjes së Vllaznisë, kuqeblutë kanë rastin që harkun kohor të pak ditëve të përballen tre herë me ekipin ballshiot, Bylis. Dy sfidat e para, Bylis-Vllaznia, u luajtën në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, kur në duelin e parë që i përkiste Kupës së Shqipërisë, Vllaznia doli fituese me rezultatin 0-2.

Ndërkohë, përballja e dytë, vetëm katër ditë më pas  luhej për llogari të javës së 18-të të kategorisë Superiore, ku mallakastriotët dolën fitues me rezultatin 1-0. Sfida e tretë mes këtyre dy skuadrave do të luhet të premten në stadiumin “Loro Boriçi”, ku bazuar në 90-të minutat e ndeshjes së parë luajtur në Ballsh ku Vllaznia fitoi 0-2, kuqeblutë kanë hedhur një hap përpara kualifikimit.

Por, një gjë e tillë, se kush do të kalojë në tyrin e tretë mes këtyre dy skuadrave, do ta vendosë ndeshja e kthimit. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mirel Josa, të cilët vijnë në këtë ndeshje pas dy humbjeve zhgënjyese në kampionat, me Bylisin dhe Erzenin, do të kërkojnë patjetër kualifikimin dhe ecjen më tej me objektiv fitimin e trofeut të Kupës.

Por, nga ana tjetër, sinjale kërcënuese vijnë edhe nga Ballshi, ku në deklaratat mediatike, drejtuesit e Bylisit janë shprehur se çështja e kualifikimit për në turin tjetër është e hapur. Ndeshja e së premtes do të jetë e para që ish futbollisti kuqeblu, Mevlan Adili do të luajë ndaj ish skuadrës së tij Vllaznia, me të cilën përkundër dëshirës për t’u riveshur kuqeblu, nuk gjeti gjuhën e përbashkëst me drejtuesit e klubit shkodran.

Kalendari i ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë

Të Enjten
Grupi A
Tirana-Lushnja (3-0) ora 13:00
Partizani-Korabi (1-3) ora 13:00
Kastrioti-Dinamo (3-1) ora 13:00

Grupi B
Egnatia-Skënderbeu (1-0) ora 13:00
Kukësi-Apolonia (0-0) ora 13:00
Laçi-Tomori (3-1) ora 13:00

Të premten
Grupi A
Vllaznia-Bylis (2-0) ora 13:00

Grupi B
Teuta-Erzeni (1-1) ora 16:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img