Sunday, May 5, 2024

Disiplina-Ndëshkime për trajnerin e Bylisit, Shensoi, FK Kukësi dhe Egnatia U-21

Lexo

Analiza e javës për Komisionin e Disiplinës pranë FSHF-së ka përfunduar me ndëshkime për protestat e trajnerit të Bylisit, Naxhi Shensoi, klubin e Kukësit për incidentet në stadium, Egnatian U-21 për mosparaqitje në ndeshjen e transfertës me Vllazninë U-21, ndërkohë që ka lehtësuar dënimin e një futbollisti të moshave nga klubi Djelmnia Shkodrane.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës

  1. Zyrtari i KF Bylis, Naci Sensoy, për proteste ndaj vendimeve të arbitrit, në bazë të Nenit 55/2 të KDS, dënohet me pezullim nga aktiviteti për 2 (dy) ndeshje.
  2. FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  3. KF Egnatia U-21, për mosparaqitje të ekipit në ndeshjen “Vllaznia-Egnatia”, në bazë të nenit 54/1 i KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  4. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FC Djelmnia Shkodrane 2017, Albi Brojaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img