Pjesa e parë e ndeshjes, Tirana-Vllaznia, takim që po luhet që nga ora 13:30 në stadiumin “Selman Stërmasi” është tërësisht nën diktatin e skuadrës kuqeblu. Ashtu siç kishin deklaruar në pragndeshje, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Qatip Osmani janë shfaqur në këtë 45 minutësh tërësisht sulmues në lojën e tyre duke e kërkuar me ngulm golin e avantazhit.
Një pjesës e parë, e cila përpos një kërcënimi të bardhebluve me Metën në fillim të ndeshjes, kuqeblutë e kanë dominuar pjesën e parë duke ushtruar presion në portën vendase.
Dhe, pas disa ngulmimeve radhazi, Vllaznia shpërblehet me golin e avantazhit. Ka qënë kapiteni kuqeblu Bekim Balaj që në minutën e 37-të shndërron në gol një penallti të akorduar nga gjyqtari Kreshnik Cjapi në favor të Vllaznisë. Skuadrat shkojnë në dhotat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve me avantazhin e kuqebluve, 0 me 1.