Tuesday, April 16, 2024

Vllaznia e futbollit femra, në pritje të shortit për grupet e Ligës së kampioneve. Të hënën e 3 tetorit, ora 13:00 mësohen kundërshtarët

Lexo

Vllaznia e futbollit të femrave nuk ka kohë për pushim. Festa e fitores të së mërkurës ndaj kampiones së Ukrainës, Vorskla Krarkiv si dhe kualifikimi në fazën e grupeve të Ligës së Kampione të Europës ka vijuar edhe të enjten, ndërkohë që të premten rifillon stërvitja.

Krahas ndeshjeve të kampionatit shqiptar, java e parë e së cilës është luajtur të dielen e kaluar, skuadra e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka do të nis pas 3 javësh betejat për ndeshjet në grupet e Ligës së Kampioneve të Europës, me kundërshtarëet e së cilës do të njihet ditën e hënë me shortin që do të hidhet në Nion të Zvicrës.

Të enjten janë mësuar edhe dy skuadrat e fundit duke plotësuar kështu 16-tëshen e skuadrave më të mira europiane, të cilët do të jenë pjesë e goglave të shortit. Bëhet fjalë për emra të mëdhenj të futbollit europian dhe atij botëror, mes të cilave tani është edhe Vllaznia e Shkodrës.

Kampionia në fuqi e Europes Lioni, Wolfsburg, Chelsea,  Barcelona, Arsenal, Benfica, Juventus, Paris Saint-Germain, Real Madrid, Rosengård, Slavia Praha, St. Pölten, Zürich, Bayern, Roma dhe Vllaznia, janë 16-të skuadrat, prej të cilave do të formohen grupet e Ligës së kampioneve, të cilat janë pjesë e shortit së 3 tetorit, në Nion të Zvicres, i cili hidhet në orën 13:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img