Vllaznia po i jep dorën e fundit përgatitjeve për nisjen e sezonit të ri futbollistik 2026-2027.
Stafi teknik me në krye Edi Martinin kanë në dispozicion edhe një seancë stërvitore, anti-Skënderbeu, atë të së enjtes ku pritet të qartësohet gjithçka në lidhje me emrat që do të luajnë nga minuta e parë në sfidën hapëse të kampionatit, e cila do të luhet në orën 21:00 të së premtes në stadiumin “Loro Boriçi”.
Në prag të kësaj sfide, drejtuesit kuqeblu kanë depozituar pranë FSHF-së listën me 24 futbollisët e federuar për sezonin 2026-27.
Sipas alfabetit, lista nis me Ara Aris, për të vijuar me Avduli Djezair, Avram Cristian, Balaj Bekim, Celikovic Jasmin, Dros Cristia, Dulysse Francois Andre, Dwumfour Randy, Gurishta Erdenis, Jukaj Aron, Kastrati Lirim, Kobiljar Rijad, Kubazi Gerald, Latifi Fatbardh, Marku Herald, Mehmeti Adnard, Murataj Edon, Musta Emiljano, Perez Cordova Daniel Alejandro, Pusi Gledjan, Qato Klinti, Tafili Ensar, Tounkara Tounkara Mamadou, Uldedaj Sokol


