Në kuadrin e përgatitjeve për fillimin e sezonit të ri futbollistik, starti i të cilit është me datë 22 gusht dhe ku Vllaznia e nis në në shtëpi duke pritur në stadiumin “Loro Boriçi” duke Skënderbeun debutues, kuqeblutë po konsumojnë progranin e ndeshjeve miqësore.

Pas miqësores së parë të luajtur në Ulqin, ku skuadra vendase Otrant Olimpik fitoi me rezultatin 2 me 1, Vllaznia luan sot miqësoren e dytë duke pritur në shtëpi Laçin debutues në kategorinë Abissnet Superiore.
Takimi i sotëm pritet me shumë interes nga tifozëria shkodrane për të parë nga afër formatimin e e skuadrës së re të sezonit dhe sidomos përformancën e blerjeve të reja.
Miqësorja, Vllaznia-Laçi luhet sot në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur prej orës 17:30.


