Egnatia eliminohet nga Celje pas penalltive, vijon rrugëtimin europian në raundin e tretë të Europa League/UEFA Champions League

Lexo

- Reklamë -spot_img

Egnatia u eliminua nga raundi i dytë i UEFA Champions League, pasi u mposht nga Celje vetëm pas goditjeve të penalltive në ndeshjen e kthimit të zhvilluar mbrëmjen e sotme në Slloveni. Koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 2-2, ndërsa nga pika e bardhë skuadra sllovene u tregua më e saktë, duke fituar 4-1.

Ashtu si sfida e parë në Rrogozhinë, edhe sfida e sotme dhuroi emocione, ritëm të lartë dhe gola deri në minutat e fundit të shtesës.

Kampionët e Shqipërisë kaluan në avantazh në minutën e 21-të, falë një autogoli të shkaktuar nga presioni i Adjessit. Megjithatë, avantazhi zgjati vetëm 13 minuta, pasi Kvesic riktheu baraspeshën me një goditje dënimi të ekzekutuar saktë. Deri në fund të pjesës së parë, Egnatia krijoi edhe dy raste të mira me Albanesen dhe Adjessin, por pa mundur t’i konkretizojë.

Në pjesën e dytë, Celje mori më shumë kontrollin e lojës dhe iu afrua disa herë golit të avantazhit, por 90 minutat u mbyllën në barazim 1-1, duke e çuar ndeshjen në shtesë.

Në minutën e 97-të, Kvesic realizoi golin e dytë personal nga pika e penalltisë, duke kaluar Celjen në avantazh. Kur dukej se gjithçka ishte mbyllur, Egnatia reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Në minutën e 114-të, Geralb Smajli realizoi një supergol, duke barazuar shifrat në 2-2 dhe duke dërguar gjithçka te goditjet e penalltive.

Nga pika e bardhë, skuadra sllovene u tregua më e saktë, duke triumfuar 4-1. Pavarësisht eliminimit, Egnatia do të vijojë aventurën europiane në raundin e tretë të UEFA Europa League, ku do të përballet me Shamrock Rovers.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img