Sunday, May 5, 2024

Vllaznia, me probleme dëmtimesh sot ndaj Partizanit, zyrtarizohet edhe mungesa e katërt. Josa, fikson fomacionin

Lexo

Kuqeblutë e Vllaznisë janë shoqëruar me jo pak probleme në pragsfidën me Partizanin, takim që luhet sot në “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 17:45.  Në konferencën për shtyp dhënë diten e djeshme, tekniku Mirel Josa bëri të ditur zyrtarisht mungesën e tre futbollistëve: Latifi, Boshnjaku dhe Heriç, të cilët për arsye dëmtimi nuk janë të gatshëm për të kontribuar për skuadrën, dhe për këtë nuk janë grumbulluar fare me skuadrën për këtë ndeshje.

Josa, bëri të ditur dje gjithashtu edhe gjendjen e diskutueshme të mbrojtëssit të majtë Ersin Hakaj, për të cilin tha se do të mbikqyret në seancën e fundit stërvitore dhe më pas do të vendoset për aktivizimin, apo jo të tij.

Dhe, ka qënë paraditja e sotme, e cila pas një konsultimi staf teknik-staf mjekësor, ëshë dalë në konkluzion që Hakaj nuk është në gjendje për të luajtur në këtë ndeshje. Kështu, ashtu si edhe në ndeshjet e tjera të munguara nga Hakaj, alternativa për zëvendësimin e tij ka qënë gati. Bëshet fjalë për mbrojtësin e rinj, Geralb Smajli, i cili do të vendoset në prapavijë përkrah Gurishtës, Juriç, dhe Bulkatoviç. Në sektoret e tjerë, Zogoviç do të jetë në portë, treshja Herald Marku, Alivoda, Jonuzi në mesfushë, si dhe në sulm, Mala, Hoxhaj dhe Kaina.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img