Friday, April 26, 2024

Volejboll meshkuj, Vllaznia mund Skënderbeun 3-0. Trajneri Kalaja, i kënaqur me skuadrën, fitore e merituar

Lexo

Vllaznia-Skënderbeu 3-0

(25-23, 28-26, 25-22)

Vllaznia në volejboll për meshkuj ka lënë pas humbjen e javës së parë me Partizanin në Tiranë dhe sot ka realizuar fitoren e parë në kampionat. Këtë e ka arritur përballë Skëndërbeut të Korçës, ndeshje kjo e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Në pamjë të parë, rezultati 3-0 të duket sikur dominimi i kuqebluve ka qënë i padiskutueshëm, por nuk ka qënë krejt ashtu, sepse realisht të tre setet janë përshkuar nga një rivalitet i fortë mes të dyja skuadrave, ku vetëm në pikët e fundit Vllaznia është treguar më e saktë duke i fituar setet. 25 me 23 seti i parë për Vllazninë, ndërkohë që në të dytin, janë dashur pikët shtesë për të përcaktuar fituesin me rezultatin 28-26.

Duke fituar edhe setin e tretë, 25-22, Vllaznia e mbyll të gjithë ndeshjen me rezultatin 3-0. Për tu theksuar është se në formacionin e ekipit korçar Skënderbeu, janë aktivizuar titulalrë nga fillimi deri në fund tre volejbollistët shkodrane, Drinazi, Dibra dhe Preka, madje duke qënë më të mirët e skuadrës korçare.

Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Artan Kalaja është shprehur i kënaqur me lojën e skuadrës, por edhe me rezultatin. Sipas tij, skuadra ka një paraqitje më të mirë sesa vitin e kaluar dhe se në vazhdimësi pritet të rritet edhë tepër.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img