Friday, May 3, 2024

Vllaznia në krizë rezultatesh. Pas Egnatias, e mund edhe Kastrioti, thellohet distanca me kreun e renditjes

Lexo

Kastrioti-Vllaznia 1-0(Shënues: Silvio Zogaj 64’)

E premte, 16 dhjetor 2022, ora 13:00, Stadiumi i Kamzës

KASTRIOTI: Sali, Kodra, Stojanoviç, A. Selmani, Prenkoçeviç, Onanuga, Karakaçi, Hasani, J. Çela, Greca, S. Selmani. Trajner: Ardian Mema

VLLAZNIA: Zogoviç, Kruja, Gurishta, Shehi, Hakaj, Alivoda, Boshnjaku, Jonuzi, Mala, Marku, Aralica. Trajner: Mirel Josa

Gjyqtarë: Ardian Beqiraj(Tiranë)

Vllaznia është përfshirë në një krizë rezultatesh. Humbja e sotme 1-0 me Kastriotin, e ardhur pas asaj të javës së kaluar në kampionat me Egnatian në “Loro Boriçi”, por më herët edhe humbja e Superkupës me Tiranën,  e dëshmon një gjë të tillë.

Diçka nuk shkon te skuadra kuqeblu në këtë rifillim kampionati. Analiza e bërë pas humb jes në shtëpi me rrogozhinasit u mendua se do të shoqërohej me një kthesë të Vllaznisë, në lojë dhe rezultat. Por, kjo realisht nuk ndodhi, pasi në stadiumin e Kamzës, nuk u pa ajo Vllazni që kërkohej.

Referuar ecurisë së takimit, krutanët, në gjirin e të cilëve spikasnin kapiteni Karakaçi dhe mesfushori Hasani, e nisëm me presion në portën e Vllaznisë. Por, shumë shpejt njëri prej shkodrtanëve, kapiteni Karakaçi u detyrua të largohej për arsye dëmtimi, çka u mendua se do të dobësonte lojën e vendasve.

Fatale për Vllazninë, ishte minuta e 31-të kur në një kundrasulm të Kastriotit, Kruja, që në kë ndeshje luante si mbrojtës i djathtë, pengon me faull sulmuesin vendas dhe i vlerësuar nga arbitri Beqiraj si lojtari i fundit, ndëshkohet me karton të kuq.

Në barazim 0-0 mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që e dyta fillon me presion në portën krutane. Vllaznia nuk do t’ia dijë se ka një futbollist më pak dhe kërkon me insistim golin e avantazhit. Por, kur pritej të shënonte Vllaznia, është një ish futbollist i Vllaznisë, si Silvio Zogaj, që i aktivizuar në pjesën e dytë në radhët e Kastriotit, në të parin kontakt me topin e çon atë në rrjetën e portjerit Dejan Zogoviç. Kjo ndodhë në minutën e 64-të duke i dhënë avantazhin vendasve.

Minutat në vazhdim shoqërohen me ndërrime të shumta në kampin kuqeblu ku tekniku Josa udhëzon skuadran për të shtuar forcat sulmuese në kërkim të golit të barazimit. Por, nga ana tjetër, edhe trajneri Ardi Mema, që ka ndeshjen e parë në krye të Kastriotit ndërhyn me ndërrime në formacion.

Për shumë minuta ka një dialog të sulmit shkodran me mbrojtjen krutane për të gjetur, të paktën golin e barazimit. Por, krutanët, jo vetëm që mbrohen mirë, por duke shfrytëzuar edhe hapësirat e kuqebluve në prapavijë, kërcënojnë jo pak edhe për shënimin e golit të dytë.

Me përfundimin edhe të gjashtë minutave shtesë akorduar nga gjyqtari Ardian Beqiqaj, rezultati mbet a ii minutës së 64’, duke shpallur fitues Kastriotin. Fitorja e parë pas marrjes së drejtimit nga trajneri Ardi Mema duke forcuar pozitat në tabelën e klasifikimit. Ndërkohë, nga ana tjetër, krizë rezultatesh tek Vllaznia, e cila nga një skuadër pretendente, nga java në javë po e thellon distancën me skuadrat e kreut.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img