Thursday, April 18, 2024

Vllaznia-Partizani, të premten ora 17:45 në “Loro Boriçi”. Interesim i madh për bileta, pritet numër rekord tifozësh

Lexo

Java e shtatë e kategorisë Abissnet Superiore do të luhet në dy ditë, të premten dhe të shtunën. Duelet fillojnë me dy çiftet e orës 15:00, Erzeni-Egnatia dhe Tirana-Laçi dhe vijojnë me sfiden tjetër të orës 17:45, Vllaznia-Partizani, ndërkohë që të shtunën luhen dy ndeshjet e fundit, Kukësi-Bylis dhe Kastrioti-TeuTA.

Që të gjithë duelet kanë rëndësinë e tyre, por natyrisht, kryesfida është ajo që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në mes Partizanit kryesues me 12 pikë dhe Vllaznisë, e pesta në renditje, por me vetëm dy pikë më pak sesa Partizani.

Nga sa bëhet e ditur, interesimi për të siguruar një biletë për këtë ndeshje është mjaft i madh për tifozëtinë shkodrane dhe më gjërë, çka tregon se pritet një numër rekord tifozësh në këtë ndeshje.

Për t’i ardhur në ndihmë tifozëve, KF Vllaznia ka nxjerrë në treg biletat, shoqëruar edhe me njoftimin zyrtar në fjalë.

NJOFTIM

KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e sotme do të nisë shitja e biletave për supersfidën Vllaznia- Partizani, e vlefshme për javën e shtatë të “Abisnet Superiore”. Ndeshja do të luhet në Shkodër, ditën e premte, dt. 07 Tetor 2022 ,ora 17.45 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Oraret e shitjes së biletave tek biletaria e stadiumit, për këtë takim janë:

– E mërkure, dt. 05 tetor 2022, Ora 10.00 – 19.00

– E enjte, dt. 06 tetor 2022, Ora 10.00 – 19.00

– E premte, dt. 07 tetor 2022, Ora 10.00 – 18.00

Gjithashtu, për tifozët që duan të blejnë bileta në tribunat VIP, A dhe B, ditën e ndeshjes, do funksionojë edhe një pikë shitje shtesë, para hyrjes kryesore të stadiumit.

Ju njoftojmë se për këtë sezon, përpos pikës së zakonshme në sportelet pranë stadiumit, biletat do të shiten edhe:

Në Shkodër:

– Tek dyqani UNIVERSAL në adresën: Rruga Qemal Draçini, Tek Pallati “Exalco”

– Tek Market VLLAZNIA, në adresën: Tek kryqëzimi i Stacionit të Trenit, përballë Karburant Bolv-Oil.

Në Koplik:

– Tek VODAFONE SHOP,në Qendër të qytetit të Koplikut.

Në këto pika biletat do të shiten që nga dita e sotme, dt. 03 Tetor 2022 deri ditën e ndeshjes.

Ejae dhe ti!

Forca Vllaznia!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img