Fitoret radhazi të Vllaznisë në kampionat janë shoqëruar sistematikisht me shpërblime financiare nga ana e presidences së Klubit të Futbollit Vllaznia. Një gjë e tillë ndodh kryesisht pas ndërrimit të viteve, periudhë e cila është shoqëruar me arritjen e rezultateve pozitive nga ana e skadrës kuqeblu.
Burime pranë klubit shkodran bëjnë me dije për Veriu Sport, se premio e fundit me shifrën prej 10 mijë Eurove ishte ajo e akorduar pas fitores në transfertë me Dinamon, dhe një shifër e tillë mësohet se është akoduar edhe pas fitoreve të tjera të mëparshme.
Krahas të tjerave, mësohet se një skemë e tillë shpërblimesh, e cila nuk është aplikuar më herët nga ana e drejtuesve të klubit është pritur mjaft mirë nga ana e futbollistëve, të cilët ndiehen të vlerësuar për punën që po bëjnë duke u motivuar edhe më shumë për të dhënë më të mirën në fushën e lojës.
Nga të njëjtat burime mësohet, se një skemë e tillë shpërblimi do të aplikohet edhe në përballjen e javës së 26-të, Vllaznia-Tirana me një premio special, shuma e së cilës, si zakonisht pritet të bëhet publike nga ana e presidentit Alban Xhaferi në dhomat e zhveshjes, pak para se skuadra të zbresë në fushën e lojës për ndeshjen e së shtunës ndaj Tiranës në “Loro Boriçi”.