Sot në orën 21:00 do të luhet ndeshja hapëse e sezonit të ri të Abisnet Superiore me Vllazninë dhe Skënderbeun që do të zbresin në fushë për të hapur zyrtarisht kampionatin e 88-të kombëtar.
Vllaznia e Edi Martinit vjen pas një sezoni të mbyllur në vendin e tretë por me ndryshime të rëndësishme në organikë gjatë merkatos së verës.
Shkodranët synojnë ta nisin kampionatin me një rezultat pozitiv përpara tifozëve të tyre dhe të konfirmojnë ambiciet për sezonin e ri.
Përballë do të jetë Skënderbeu që rikthehet në elitën e futbollit shqiptar pas një sezoni në Kategorinë e Parë ku e mbylli kampionatin në vendin e dytë.
Korçarët vijnë me entuziazmin e rikthimit në Superiore dhe kërkojnë të befasojnë që në javën e parë.
Një duel mes dy emrave historikë të futbollit shqiptar që do të ndez stadiumin “Loro Boriçi” dhe do ti jap start një sezoni të ri tashmë me formatin e ndryshuar të “Abisnet Superiore”.
Fatos LAMAJ


