Sunday, May 5, 2024

Vllaznia-Tërbuni, miqësorja e radhës. Të martën, ora 18.00 në “Loro Boriçi”

Lexo

Pas asaj që zhvilluan të premten e kaluar ndaj Burrelit, të cilën e fituan me rezultatin 2 me 1, kuqeblutë kanë gati edhe miqësoren e dytë. Edhe këtë radhë, kundërshtari është një skuadër e kategorisë së parë, Tërbuni i Pukës që sivjet është debutues në këtë nivel kategorie. Ndeshja në fjalë, Vllaznia-Tërbuni është planikuar të luhet pasditen e së martës së 17 gushtit në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 18.00.

Ashtu si edhe në miqësoren e parë, edhe në 90-të minutëshin e dytë përballë pukjanëve, drejtuesit kuqeblu kanë mundësinë të testojnë ecurinë e skuadrës në këtë periudhë përgatitore në prag të startit të sezonit të ri futbollistik.

Me interes është për t’u parë forma sportive e skuadrës në tërësi, e cila përgjithësisht në ndeshjen e kaluar me Burrelin bëri një paraqitje modeste, ku kryesisht problematika më e madhe u shfaq në repartin e prapavijës.

Krahas të tjerave, kjo miqësore vlen më së shumti për dyshen e futbollistëve që janë në provë prej disa ditësh në gjirin e ekipit kuqeblu. Bëhet fjalë për mbrojtësin durrsak, Kristi Marku dhe mesfushorin kosovar, Albin Sadrijaj, për të cilët, me të gjitha gjasat, pas kësaj miqësoreje do të merret vendimi për të qëndruar apo jo tek kuqeblutë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img