Saturday, May 18, 2024

UEFA gjobit Vllazninë, shishet e ujit në fushë gjatë ndeshjes me AEL Limassol dhe bllokimi i shkallëve nga tifozët i kushtojnë klubit shumën prej 27.600 Euro

Lexo

Problemet e shfaqura gjatë ndeshjes së kthimit të turit të dytë të “Europa Conference League” ndaj ekipit qipriot, AEL Limassol i kanë kushtuar rëndë Klubit të Futbollit Vllaznia. Bëhet fjalë për shishet e hedhura në fushën e lojës të stadiumit “Loro Boriçi”, por edhe bllokimi i shkallëve të tribunave përkatëse nga ana e tifozëve, të cilat janë bërë objekt i raportimit të vëzhguesit të ndeshjes, për të cilën Komisioni i Disiplinës pranë institucionit të UEFA-s vendosi sot gjobën prej 27.600 Eurosh.

Nga sa bëhet e ditur, vendimi në fjalë nga UEFA për këtë ndeshje është I ndarë në dy pjesë. Shifra 19.600 Euro është për hedhjen e objekteve të fushë nga ana e tifozëve, si dhe pjesa tjetër prej 8 mijë Eurosh ka të bëjë me bllokimin e shkallëe të tribunave të “Loro Boriçit” për kalimin e tifozëve, që në total shkojnë në shumën prej 27.600 Euro.

Ky nuk është rasti i parë që KF Vllaznia gjobitet nga institucioni i UEFA-s, pasi një gjë e tillë erdhi edhe në dy përballjet me skuadrën boshnjake, “Shiroki Brijeg”, ku sërishmi penalizimi vjen për shkak të tifozërisë kuqeblu. 5 mijë Eurot e gjobës së ndeshjes së parë në transfertë iu shtuan edhe 10.700 Euro të tjera për ndeshjen e kthimit në “Loro Boriçi”. Madje për këtë të fundit, Vllaznia ishte me fat që nuk u penalizua më tepër, pasi shashkat e hedhura në fushën e lojës detyruan arbitrin dhe vëzhguesin e ndeshjes të ndërprisnin takimin për disa minuta duke kërcënuar për mbyllje të të gjithë takimit dhe humbjen në tavolinë të ndeshjes.

Klubi kuqeblu, vetëm për pjesëmarrjen në dy turet e “Europa Conference League” ka qënë i deturuar të shlyejë pranë arkës së UEFA-s shumën prej shumën 43.300 euro. Një situatë kjo e pakëndshme për klubin Vllaznia, e cila kërkon patjetër vemendjen e strukturave të klubit kuqeblu. Jo vetem për marrjen e masave më të rrepta të sigurisë në mjediset e stadiumit, por në të njëjtën kohë, ndoshta edhe më e rëndësishme do të ishte një bashkëpunim më i afërt, Klub-Tifozëri për ndërgjegjësimin e asaj pakice tifozësh që kryen këto veprime, ku përpos prishjes së imazhit të figurës së klubit, japin ndikim negativ edhe në aspektin financiar.

Në këtë aspekt, përpos mesazhit të qetësisë dhe vetëpërmbajtjes të tifozeve në momentet tensionuese që ofron loja, me interes është edhe përcjellja e informacionit tek tifozët që edhe ulja në shkallët e gurta të tribunave që shërbejnë për lëvizje të lirë të tifozëve përbën shkelje, siç ishte edhe gjobita më e fundit në ndeshjen ndaj skuadrës qipriote, AEL Limassol.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img