Saturday, May 4, 2024

Vllaznia zyrtarizon largimin e të riut Paulo Pjeshka. Mesfushori firmos për Flamurtarin, aty ku luan edhe i vëllai i tij, Denisi

Lexo

Paulo Pjeshka, nuk është më pjesë e Vllaznisë! Ndonëse konsiderohej si një nga futbollistët e talentuar dhe me shumë perspektivë të Akademisë Vllaznia, ku falë vlerave të shfaqura në fushën e lojës drejtuesit e klubit Vllaznia patën dhënë Ok që ai të bëhej pjesë e ekipit të parë, madje duke pasur edhe hapësira të konsiderueshme sezonin e kaluar, stafi aktual i kuqebluve nuk e ka në planet e tij.

Ajo që u përfol ditë më parë, që për arsye të mungesës së hapësirave në fushën e lojës, Pjeshka kishte kërkuar të largohej nga Vllaznia për të gjetur minuta më të shumta në ekipet e tjera, u bë realitet sot.

Kërkesës së Paulo Pjeshkës për ta lënë të lirë, stafi teknik nuk ka nguruar të japë votën pro për largimin e tij, ndërkohë që klubi ka bërë të ditur zyrtarisht se ka ndërprerë bashkëpunimin me Pjeshkën e ri. Themi me Pjeshkën e ri, sepse vëllai i tij më i madh, Denisi, edhe edhe ai i larguar për të njëjtën arsye, luan në formacionin e Flamurtarit të Vlorës. Që do të thotë, se sezoni i ri futbollistik e gjen Flamurtarin me dy vëllezërit Pjeshka, Denisin dhe Paulon, i pari mbrojtës dhe i dyti mesfushor.

Në njoftimin zyrtar për shtyp, klubi kuqeblu, shkruan:

“KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Paulo Pjeshka. Klubi e falenderon për kontributin e dhënë në vite tek Akademia por edhe sezonin e kaluar me ekipin e parë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!’.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img