Friday, April 19, 2024

Volejboll Femra-5 volejbolliste të talentuara të Vllaznisë: Adma Mikopuli, Paola Gjyshja, Gentiana Kodra, Aliçe Gjergji dhe Altea Malevija, pjesë e Kombëtares U-16

Lexo

Federata Shqiptare e Volejbollit organizoi për dy ditë me radhë fazën e parë të grumbullimit për ekipin Kombëtar U-16. Kjo fazë seleksionuese u drejtua nga trainerët e kombëtares së femrave Luca Secchi dhe Amarilda Prenga. Nga ekipi i Vllaznisë ishin ftuar 5 volejbolliste të kësaj grupmoshe, Adma Mikopuli, Paola Gjyshja, Gentiana Kodra, Aliçe Gjergji dhe Altea Malevija.

Siç bëjnë të ditur drejtuesit e FSHV, puna për seleksionimin dhe trainimin e të rejave do jetë permanente për gjithë vitin për të hedhur bazat e një ekipi kompetitiv në arenën ndërkombëtare.

Paraqitja e volejbollisteve shkodrane në grumbullimin e parë ka qënë mëse pozitive, gjë të cilën e kanë deklaruar vetë trajnerët e kombëtares, Secchi dhe Prenga, duke pohuar se niveli cilësor i tyre në grumbullimin e parë të Federatës Shqiptare të Volejbollit është  dëshmi e punës mjaft të mirë që kanë bërë trajnerët kuqeblu, Dorian Tafa dhe Ferdinand Bardeli në ekipin e Vllaznisë me grupmoshat.

Vlerësimet për cilësinë dhe vlerat e volejbollisteve shkodrane shpërblehen me vendimin e përzgjedhjes së tyre nga ana ne stafit teknik për fazën e dytë të grumbullimit që do të organizojë FSHV me datë 12 shtator në mjediset e Parkuk Olimpik, “Fehti Borova”.

Ajo që vlen për t’u theksuar ka të bëjë me faktin se të pesë volejbollistet e reja shkodrane që ishin të ftuara në grumbullimin e parë, që të pesta kanë kaluar me sukses seleksionimin për të qënë pjesë e Kombëtares U-16, por tashmë me grupin e reduktuar të formacionit që do të përgatitet për pjesëmarrjet në veprimtaritë ndërkombëtare. Dhe, bëhet fjalë për volejbollistet: Adma Mikopuli, Paola Gjyshja,  Gentiana Kodra,  Aliçe Gjergji dhe Altea Malevija, volejbolliste këto që njëherazi janë kontigjent edhe i ekipit të parë të Vllaznisë që po përgatitet për sezonin  e ri sportiv, 2021-2022.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img