Tuesday, March 19, 2024

Volejboll Femra-Vllaznia e nis me humbje kampionatin, mundet nga Partizani 3-1

Lexo

Partizani-Vllaznia 3-1

(22-25, 25-18, 25-16, 25-22)

Partizani: Silvana Bushati, Eni Fagu, MIkaela Koleci, Klavia Petëza, Çezarina Xheka, Joana Kushi, Uenda Bytyçi, Enkeleda Braho, Xhovana Kaçorri, Megi Sallahu, Eda Gjermeni, Sigi Mira, Lumturi Borakaj. Trajner: Ertan Hakki Albayrak

Vllaznia: Paola Gjyshja, Klea Miloti, Mandisa Kuçi, Edna Erkoçi, Sarah Beci, Liridona Kodra, Hanna Kniazeva, Dayra Auramchyk, Liobov Pronina, Sara Malaj. Trajner: Besnik Lisha

 Gjyqtarë: Tedi Zguri dhe Igli Feshti

Vllaznia në volejboll për femra e ka nisur me humbje kampionatin. E startuar dje me ndeshjen e vetme, Skënderbeu-Tirana, që u fitua 3-0 nga skuadra korçare, Java e para e Kampionatit Kombëtar-Superliga e Volejbollit femra, për sezonin e ri 2022-2023 ka vijuar sot edhe me katër çifte të tjerë.

Ndër to, më i spikaturi ishtë ai që u luajt në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të Tiranës, mes Partizanit vendas dhe Vllaznisë mysafire. E veçanta e kësaj ndeshje kishte të bënte me atë që opinioni sportiv shkodran dhe më gjërë, por edhe vetë rivalët e Vllaznisë, ishin të interesuar për të parë përformancën e skuadrës kuqeblu në këtë start kampionati.

Kjo pasi, me riorganizimin e ri që Shoqata e Volejbollit Vllaznia për femra me president, Florian Zekja, duke vënë në drejtim trajnerin e ardhur nga Amerika, Besnik Lisha, si dhe duke investuar në blerjen e tre volejbollisteve të huaja, dy ruse dhe një bjelloruse, skuadra kuqeblu është deklaruar nga drejtuesit kuqeblu si pretendetja kryesore për fitimin e titullit kampion.

Por, sot realisht, në përballjen me Partizanin nuk arriti të shfaqej e tillë. Edhe pse fillimi ishte mjaft i mirë, ku duke fituar setin e parë me shifrat 22-25,  në tre setet e tjerë ajo lëshoi shumë në lojë.

Sidomos në setin e dytë dhe të tretë, të cilat i humbi 25-18 dhe 25-16, Partizani ishte tërësisht dominues duke mos e vënë fare në diskutim fitoren. Një përpjekje e skuadrës kuqeblu për të reaguar në setin e katërt duke arritur të kalojë mbi kufirin e 20 pikëve, por pikërisht aty nuk shtynë më shumë duke e humbur edhe atë 25-22 dhe të gjithë ndeshjen 3-1.

Një hap ky i gabuar, në javën e parë, por parë në tërësi nuk do të thotë asgjë, sepse, nëse skuadra vertet është e mirëpërgatitur dhe e kompletuar me elementet e nevojshme, mundësinë janë për të rikuperuar në javët e ardhshme të kampionatit në mënyrë që të shkohet aty ku edhe është objektivi i Vllaznisë, fitimi i titullit kampion.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img