Friday, April 26, 2024

Volejboll Meshkuj-Start jo i mbarë për Vllazninë, e mund Partizani 3-1

Lexo

Partizani-Vllaznia 3-1

(23-25, 25-15, 25-18, 25-21)

Partizani: Elton Xhija, Muharrem Deliu, Denis Dedja, Juli Çela, Bledi Rama, Taulant Tepelena, Xhoi Osmani, Klajdi Mexhaj, Blerim Memia, Klodian Kasa, Osman Qepa,, Brajan Thano. Trajner: Ylli Tomorri

Vllaznia: Enis Daniku, Esmirald Peraj, Mario Lugaj, Endri Jukni, Visar Lleshaj, Gentjan Curraj, Ardit Taflaj, Fatjon Çekini, Gilman Talani, Nikolin Qafarena, Gersi Jula. Trajner: Artan Kalaja

Gjyqtarë: Enri Zenullari,  Enea Dusha

Sezoni i ri sportiv, 2022-2023 ka pasur një start jo të mbarë për ekipet e volejbollit Vllaznia. Që të dy ekipet, femra dhe meshkuj janë përballur me të njëjtin emër, Klubin Sportiv Partizani.

Që të dy ndeshjet janë zhvilluar pasditen e sotme në pallatin e sportit, “Asllan Rusi” të kryeqytetit. Fillimisht, kanë qënë femrat kuqeblu që të drejtuara nga trajneri Besnik Lisha janë mundur me rezultain 3 me 1. Ndërkohë, që menjëherë pas tyre, në parket janë shfaqur ekipet e meshkujve, ku sërishmi ka qënë i njëtin rezultat, Partizani 3 dhe Vllaznia 1.

Interesant është fakti që të dy ndeshjet kanë qënë fotokopje e njëra tjetrës. Ashtu si edhe ekipi i femrave, edhe ai i meshkujve i drejtuar nga trajneri Artan Kalaja, ka arritur të fitojë setin e parë me shifrat 23-25. Por, më pas, në dy setet e tjerë, identik, ashtu si edhe femrat i humbin me lehtësi, 25-15 dhe 25-18.

Reagimi vjen në setin e katërt, ku përsëri duke kopjuar femrat e rrisin nivelin e lojës së tyre duke shkuar deri tek pika e 21-të, por pa mundur të frenojnë fitoren e Partizanit në këtë set 25-21, dhe të gjithë ndeshjen me sete 3-1.

Për t’u theksuar është se tre volejbollistë të njohur të Vllaznisë, Tuad Drinazi, Gledis Lloshi(Dibra) dhe Klaudio Preka, duke mos qënë të preferuar për skuadrën kuqeblu, në këtë kampionat kanë veshur uniformën e Skënderbeut të Korçës. Që të tre kanë qënë titullar në javën e parë të kampionatit në formacionin e Skënderbeut, i cili u përballë me kampionen Tirana, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 3-2 për bardheblutë, ku setin final e fituan ngushtë, 19-17.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img