Sunday, November 24, 2024

Volejboll Femra-Vllaznia me uniforma të reja drejt Kosovës për Kupën “Pavarësia 2021”. Sigal Uniqa Group Austria, sponsor i kuqebluve

Lexo

Ashtu siç është bërë e ditur edhe më herët, Vllaznia dhe Tirana në volejboll për femra janë përgjedhur të luajnë në finalet e Kupës “Pavarësia 2021”, ndeshjet e së cilës do të zhvillohen në Suharekë të Kosovës nga data 26-28 nëntor.

Në prag të kësaj pjesëmarrjeje, skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Dorian Tafa ka zhvilluar mbrëmjen e së enjtes seancën e fundit stervitore, ndërkohë që mëngjesin e së premtes është programuar nisja drejt Kosovës.

E veçanta e Vllaznisë në Kupën “Pavarësia” është se ajo do të luajë për herë të parë me uniformat e reja, të cilat u prezantuan mbrëmjen e së enjtes përpara fillimit të proçesit stërvitor.

Siç shikohet edhe nga fotot që shoqërojnë shkrimin, në uniformën e volejbollisteve shkodrane, spikat dizenjo karakterisike e Vllaznisë në vite, kuqeblu, ndërkohë që në pjesën ballore është vendosur logo e sponsorit,  Sigal Uniqa Group Austria.

Uniformat në fjalë, por më së shumtmi përgatitjet serioze të zhvilluara në fushën stervitore, si dhe përkujdesja e vazhdueshme e presidentit, Florian Zekja,  pritet të japin ndikimin e duhur për një pjesëmarrje sa më dinjitoze në Kupën Pavarësia të Kosovës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img