Nga Fatos LAMAJ – Futbolli, pasioni që u bë pjesë e jetës sime!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Që nga viti 2008 futbolli është pjesë e pandashme e jetës sime. E kam ndjekur me kureshtjen dhe emocionin e një sportdashësi duke ndërtuar dalëngadalë një lidhje që me kalimin e viteve do të më çonte drejt mikrofonit dhe gazetarisë sportive.

Në vitin 2012 nisa të komentoj ndeshje në radio lokale. Aty filloi rrugëtimi im si komentator me dëshirën për ta përcjellë te dëgjuesit atë që ndodh në fushë emocionin e golit, tensionin e pritjes dhe historinë që mbart çdo përballje. Për mua komenti është përgjegjësi sepse përmes zërit tim dëgjuesi duhet ta përfytyrojë ndeshjen edhe kur nuk ka mundësi ta shohë.

Pjesë e këtij rrugëtimi kanë qenë edhe dy sezone në Radio Tirana, një përvojë me vlerë të veçantë në angazhimin tim si komentator.

Prej disa sezonesh mbuloj ndeshjet e Butrintit në Kategorinë e Dytë duke ndjekur nga afër rrugëtimin e skuadrës sarandiote. Ky angazhim zë një vend të veçantë në punën time teksa përpiqem të përcjell te sportdashësit emocionet e përballjeve përpjekjet e futbollistëve dhe çdo zhvillim që shoqëron skuadrën gjatë kampionatit.

Prej katër vitesh shkruaj për gazetën “Panorama Sport” duke e shprehur pasionin për futbollin edhe përmes fjalës së shkruar. Mbuloj me shkrime skuadra të të gjitha kategorive sepse besoj se çdo ekip meriton vëmendje dhe çdo garë ka historinë e saj për të treguar. Pas çdo rezultati ka punë,sakrifica,shpresa dhe njerëz që jetojnë me dashurinë për fanellën.

Mikrofoni dhe shkrimi janë dy mënyrat me të cilat përpiqem t’i qëndroj pranë futbollit dhe publikut. Në të dyja synimi im është të përcjell informacionin me korrektësi,emocionin me sinqeritet dhe respektin për të gjithë ata që bëhen pjesë e lojës.

Nga viti 2008 si ndjekës, nga viti 2012 si komentator, dhe prej katër vitesh si bashkëpunëtor i gazetës “Panorama Sport” ky rrugëtim vazhdon të më japë arsye për të mësuar e për t’u përmirësuar. Futbolli mbetet pasioni që më afron me njerëzit dhe më rikthen me të njëjtën dëshirë te ndeshja e radhës.

Fatos Lamaj

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img