Thursday, April 25, 2024

Futboll Femra-Eleminatoret e Botërorit Australi-Zelandë 2023/Shqipëria mundet thellësisht në shtëpi 0-7

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll për femra që drejtohet nga trajneri Armir Grima, nuk ia ka dalë të ndalë kombëtaren e Norvegjisë, e cila ishte mjaft e fortë dhe potente në sfidën e luajtur mbrëmjen e së enjtes në “Air Albania”. Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Australi&Zelandë e Re 2023”, skuadra e jonë kuqezi u mund me rezultain e thellë 0-7.

Pjesa e parë paraqiti një Shqipëri më të organizuar, ku edhe pse u godit me një gol të shpejtë nga Norvegjia realizuar nga Manum në minutën e 24’, arriti ta barazpeshonte lojën duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me fitoren minimale të Norvegjisë, 0 me 1.

Në fraksionin e dytë të takimit, në fushën e lojës është parë një Norvegji e papërballueshme, e cila duke sulmuar me forca të shumta ushtron presion të vazhdueshëm në portën kuqezi. Kësisoj, për 24 minuta pësohen gjashtë gola me një mesatare një gol në çdo katër minuta. Është Reiten që dyfishon avantazhin në të 60-tën. Pas dy minutash thellon Thorisdotir. Norvegjia nuk e ul ritmin dhe Saevik në të 72’ realizon golin e katërt. Manum firmos dygolëshin e saj në të 77’. Për ta mbyllur serinë e golave të nordikeve janë Hasund në të 81’ dhe Terland në të 84’. E përfundimisht 7-0 për Norvegjinë.

Kjo është humbja e pestë që pëson Shqipëria në këto eleminatore, ndërkohë që në të njëjtin grup Belgjika ka mundur Armeninë, 19-0, kurse Polonia ka fituar me Kosovën 2-1. Shqipëria rikthehet në fushën e lojës më 30 nëntor, ndërsa ora 16:00 në “Fadil Vokrri” të Prishtinës do të jetë përballë Kosovës me shpresën për të bërë kthesë në rezultat.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img