Thursday, April 25, 2024

Volejboll Femra-Vllaznia U-18 vijon rrugën e fitoreve, mund Tiranën në transfertë, 1-3

Lexo

Tirana U18-Vllaznia U18   1-3 (17-25, 25-16, 20-25, 17-25)

Formacioni i Vllaznisë: Aliçe Gjergji, Paola Gjyshja, Alesia Gjoamze,  Alba Hysenaj, Keona Kalaja, Marjana Ndou, Altea Malevija, Gentiana Kodra, Klea Miloti, Elira Rukaj, Adea Gruemira, Ariola Kuti, Briselda Gjedi, Ibis Goxha. Trajner Dorian Tafa, Zv.trainer Fatjet Haxhagiq

Faza e dytë e Kampionatit Kombëtar të volejbollit për femra po paraqet një nivel mjaft të mirë për ekipet e Vllaznisë. Kjo është parë, jo vetëm në konkurimin e të rriturave, por edhe ai i të rejave U-18.

Skuadra në fjalë, e cila drejtohet nga trajneri Dorjan Tafa dhe kolegu i tij Fatet Haxhagiq, ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kryeqytet. Fillimisht mundi ekipin Farka Volej me rezultatin 0 me 3, ndërkohë që sot ka bërë të njëjtën gjë duke mundur Tiranën me rezultatin, 1 me 3.

Vajzae kuqeblu e nisin mjaft mirë ndeshjen teksa fitojnë setin e parë me rezultatin 17-25. Volejbollistet bardheblu kundrapërgjien duke fituar setin e dytë me shifrat 25-16 duke bërë që rezultati i seteve të barazpeshohet në 1 me 1.

Por, më pas, volejbollistet shkodrane rikthehen sërishmi në lojën e tyre, madje duke fituar dy sete radhazi, të tretin me shifrat 20-25 dhe të katërtin, 17-25 duke fituar kështu të gjithë ndeshjen me rezultatin 1 me 3.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img