Volejboll meshkuj-Treshja shkodrane e Skënderbeut, Lloshi, Preka, Drinazi, rikthehen në Shkodër

Ekipi i volejbollit Vllaznia për meshkuj ka nisur përgatitjet për sezonin e ri sportiv. Nën drejtimin e trajnerit Artan Kalaja dhe kolegut të tij Ermal Kraja, skuadra është konsilidimit të saj. Dhe, krahas të tjerave, ajo që bie në sy është rikthimi në Shkodër i treshes së njohur, Gledis Lloshi, Klaudio Preka dhe Tuad Drinazi.

Sezonin e kaluar sportiv, treshja në fjalë, Lloshi, Preka, Drinazi luajtën për ngjyrat e skuadrës korçare Skënderbeu, ndërkohë që për sezonin e ri sportiv, 2023-2024, ato pritet të jenë pjesë e Vllaznisë, skuadrës ku janë rritur si volejbollistë. Hapi i parë në këtë drejtim është bërë me Gledis Lloshin, i cili në fakt ka dy-tre ditë që ka nisur përgatitjet në gjirin e ekipit kuqeblu dhe në ditët në vazhdim pritet që të zyrtarizohet edhe me firmosjen e kontratës me Shoqatën e Volejbollit Vllaznia si dhe Bashkinë Shkodër.

Rikthimi në Shkodër i 29 vjeçarit Gledis Lloshi, konsiderohet mjaft pozitiv për skuadrën e drejtuar nga tekniku Kalaja, pasi kemi të bëjmë ne një nga pasuesit më të mirë të kampionatit shqiptar, i cili jo shumë larg në kohë u shpall kampion me Vllazninë nën drejtimin e trajnerit mar Kroqi.

Por, në të njëjtën kohë, shumë pozitive konsiderohen edhe dy rikthimet e tjera, Klaudio Preka dhe Tuad Drinazi, volejbollistë këto, që përpos Vllaznisë dhe Skëndërbeut ku ishin titullarët kryesorë të formacionit, kanë luajtur edhe në kampionatin e Kosovës.

Për Preken, thuajse gjithçka është e mbyllur dhe pritet t’i bashkohet skuadrës në stërvitjen e ditës së hënë, ndërkohë në lidhje me Drinazin, megjithë dëshirën e dy palëve, sportistit dhe klubit Vllaznia, duhet pritur verifikimi i gjendjes së tij shëndetësore, pasi për momentin ka një shqetësim dëmtimi në këmbën e djathtë, dhe vetëm pas konfirmimit të stafit mjekësor do të vendoset nëse, do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje apo jo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu