Thursday, May 2, 2024

Futboll-Kategoria e Parë. Nis sot kampionati, pa Besëlidhjen dhe Tërbunin të rënë në të dytën. Veriun e përfaqëson vetëm Burreli dhe Korabi

Lexo

Kampionati Kombëtar i kategorisë së parë të futbollit shqiptar, nis sot me ndeshjet e javës së parë. Një kampionat ky i sivjetmi që nuk ka në konkurim dy prej ekipeve veriore, si Besëlidhja dhe Tërbuni, që i kanë dhënë tonin në vite garës së kësaj kategorie duke lënë vetëm Burrelin dhe Korabin të përfaqësojnë veriun shqiptar.

Megjithatë, duke iu referuar përbërjes që ka ky sezon, duhet thënë se me emrat potent të që janë në konkurim pritet një garë jashtëzakonisht e fortë për biletat e kualifikimit në Superiore.

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet Superiore”. Ndërsa, skuadrat e renditura në vendin e tretë, katërt, pestë dhe të gjashtë do të luajnë ndeshje “play off” për të përcaktuar ekipin që do të zhvillojë ndeshje me vendin e tetë të “Abissnet Superiore” sipas skemës: 3-6 dhe 4-5.

Flamurtari, Elbasani, Bylis, Kastrioti, por edhe Apolonia me Vorën e përforcuar maksimalisht këtgë sezon futbollistik synojnë ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Kalendari i javës së parë sjell sfida shumë të forta, ku bien në sy duelet Kastrioti-Elbasani, derbi i Myzeqesë Lushnja-Apolonia apo edhe Vora-Besa.

Kalendari i ndeshjeve të javës së parë të Kategorisë së parë:

Bylis-Burreli
Tomori-Korabi
Kastrioti-Elbasani
Vora-Besa
Lushnja-Apolonia
Luzi-Flamurtari

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img