Thursday, April 25, 2024

Volejboll Meshkuj-Vllaznia, rrezikon shumë, por fiton me set final ndaj Teutës, 3-2

Lexo

Vllaznia-Teuta 3-2(25-21, 19-25, 19-25, 25-15, 15-13)

Në harkun kohor të pak ditëve, Vllaznia në volejboll për meshkuj është e favorizuar të luajë dy ndeshje në shtëpi. Përballë kuqebluve kanë qënë skuadrat e të njëjtit qark, fillimisht ishte Erzeni i Shijakut, dhe më pas Teuta e Durrësit. Bilanci është një humbje dhe një fitore.  Ndërsa në takimin e mëparshëm u mund nga Erzeni me rezultatin 2-3, këtë radhë arriti të fitoje me rezultatin 3 me 2 ndaj Teutës së Durrësit.

Nisur nga ajo që Vllaznia paraqiti në fushën e lojës, për djemtë e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja, të dyja ndeshjet ishin fotokopje e njëra tjetrës. Bëhet fjalë për nënvleftësimin, apo lëshimin e lojës në mënyrë të pakuptueshme duke i dhënë mundësi kundërshtarit të përfitojë.

Në ndeshjen e kaluar ndaj Erzenit, ndërsa fitoi dy sete radhazi, në vijim lëshoi shumë në lojë, gjë që përfituan shijakasit duke fituar tre sete radhazi, dhe krejt ndeshjen me rezultatin 2 me 3.

Shenjat nënvleftësuese të volejbollistëve kuqeblu u shfaqën edhe në takimin e së premtes  i luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodrës. Vllaznia fiton setin e parë me shifrat 25-21, por humb dy setet e tjerë në vazhdim me të njëjtin rezultat, 19-25, duke bëë që durrsakët, e vendit të parafundit në renditje të kryesojnë me sete 1 me 2.

Zgjohet Vllaznia në setin e katërt, dhe pas një rivaliteti të fortë, e fiton këtë sete me shifrat 23-25 duke bërë që ndeshja të shkojë me set shtesë. Set, i cili shoqërohet sërishmi me një luftë të fortë sportive, derisa Vllaznia e mbyllë me fitore me rezultatin, 3-2.

Edhe pse fitoi, një javë përpara përfundimit të fazës së dytë, Vllaznia e shikon veten sërishmi në vendin e pestë të klasifikimit me 19 pikë. Java e fundit, të cilën kuqeblutë e luajnë në transfertë me ekipin e Tiranës, është përcaktuese për Vllazninë për mundësinë e kapjes së vendit të katërt, ç’ka është edhe objektivi i skuadrës për këtë sezon sportive për të shkuar në fazën finale, Play-Off.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img