Sunday, November 24, 2024

Volejboll-Partizani fitues i dyfishtë i Kupës së Shqipërisë, për Femra dhe Meshkuj

Lexo

Kupa e Shqipërisë në volejboll ka njohur mbrëmjen e së dieles fituesit e edicionit 2020-2021. Trofetë e këtij sezoni, për femra dhe meshkuj janë pronë e klubit Partizani. Kanë qënë dy finale emocionuese, Partizani-Tirana për femra dhe Partizani-Erzeni për meshkuj, të cilat kanë përfunduar me rezultatet 3-0 dhe 3-2, që të dyja në favor të Partizanit.

Finalja e femrave ka folur tërëisht për skuadrën e kuqe të drejtuar nga trajneri Andi Lundra, e cila ka fituar pastër me rezultatin 3 me 0, përkatësisht me shifrat 25-20, 26-24, 25-16.

Ndërkohë, në ballafaqimin e finales së meshkujve, Partizani-Erzeni, rivaliteti dhe lufta sportive ka qënë shumë më e madhe se sa tek femrat. Kjo vertetohet edhe në atë se për të përcaktuar ekipin fitues janë dashur të luhen plot 5 sete ku në fund triumfon Partizani me rezultatin 3-2.

25-23, seti i parë për skuadrën e të kuqve të drejtuar nga trajneri Ylli Tomorri. Kundrapërgjigjen shijakasit e trajnerit Ben Sako duke fituar dy sete radhazi, 25-18 dhe 25-23. Seti i katërt është i Partizanit që fitohet me shifrat 25-19 duke e barazuar rezultatin në 2 me 2 dhe duke çuar ndeshjen me set shtesë.

15-10 në favor të Partizanit përfundon seti final në favor të ekipit të Partizanit, i cili duke fiksuar rezultatin e përgjithshëm 3-2 në fitim të tyre shpallen fitues të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2020-2021.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img