Friday, April 26, 2024

Vllaznia “top” ndaj Tiranës. Brdariç ka të gatshëm të gjithë titullarët

Lexo

Edhe një seancë stërvitore ka Vllaznia në dispozicion në prag të supersfidës me Tiranën. Ajo do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Durrës, aty ku është duke u stervitur prej tre ditësh skuadra kuqeblu.

Një grumbullim ky në bregdetin durrsak që duket se i ka vlejtur shumë futbollistëve për të marrë formën e duhur sportive. Më së shumtmi, kuqeblutë i gëzohen rikuperimit të titullarëve që gjatë javës kanë shfaqur problem fizike.

Dhe, ndër të tjera, merita këtu shkon për stafin mjekësor, i cili ka bërë të pamundurën që katërshja, Aralica, Jonuzi, Gjurgjeviç dhe Hakaj t’i bashkohet grupit të parë gjatë dy seancave të fundit stervitore.

Me gatishmërinë e katërshes në fjalë, teknikut Brdariç  i shtohen alternativat e duhura për fiksimin e njëmbëdhjetëshit të parë që do të hedhë në fushë mbrëmjen e së shtunës kundër Tiranës.

Megjithatë, edhe pse realisht konsiderohet një gjë shumë pozitive, rivaliteti i madh që ekziston në skuadër për një vend titullari ia shton paksa sikletet teknikut kuqeblu.

Më së shumtmi, gara për një vend titullari në këtë pragndeshje vëheret në repartin e sulmit, por edhe e mesfushës. Kruja dhe Çoa që luajtën titullarë në miqësoren me pukjanët e kërkojnë sërishni një gjë të tillë, dhe nga sa bëhet e ditur, të paktën për njërin prej tyre, Brdariç shtë duke e menduar seriozisht një gjë të tillë.

Gjithësesi, me shumë mundësi, dilemave që në lidhje me këtë pikë, Brdariç së bashku me kolegët e tij të stafit teknik pritet t’u japë fund në seancën e fundit anti-Tirana.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img