Friday, April 26, 2024

Vora shpallet kampione e kategorisë së dytë 2022-2023. Shkodrani Jasmin Rraboshta, golashënuesi më i mirë i skuadrës

Lexo

Finalja e kategorisë së dytë, Vora-Elbasani 2-1

(Shënues: Avdiu 26’, 78’/Lleshi 19’)

Është luajtur sot në stadiumin “Air Albania” të Tiranës finalja e Kategorisë së Dytë mes Vorës dhe AF Elbasanit. Dy skuadrat u renditën të parat në Grupet A dhe B në përfundim të sezonit të rregullt, duke siguruar edhe ngjitjen për në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm, teksa u përballën në këtë duel të fundit sezonal për të shpallur ekipin fitues të Kategorisë së Dytë.

Finalja u fitua me rezultatin 2-1 nga Vora, që shpallet kështu edhe fituese e Kategorisë së Dytë për edicionin 2022/2023.  Pjesë kryesore e ekipit kampion të kategorisë së dytë është edhe një shkodran si Jasmin Rraboshta, për të mos thënë se është më i rëndësishmi i fomacionit të trajnerit Artan Mërgjyshi, pasi spikat edhe si golashënuesi më i mirë.

Të dyja ekipet kanë dhuruar një ndeshje të nivelit të lartë e plotë emocione me sfidën që është zhbllokuar që në minutën e 19-të, kur Lleshi godet saktë me kokë fare pranë portës, duke shndërruar në gol krosimin e ardhur nga e djathta.

Avantazhi verdheblu zgjat vetëm 7 minuta pasi në minutën e 26-të Vora do të barazonte shifrat me Avdiun, i cili e dërgon topin në rrjetë pas një gjuajtje me të djathtën pak metra larg portës në përfundim të një aksioni këmbëngulës. Pavarësisht përpjekjeve nga të dyja skuadrat pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.

Edhe pjesa e dytë ka të njëjtin ritëm, ndërsa Elbasani i afrohet i pari golit, duke goditur shtyllën. Gjithsesi, Vora reagon mirë dhe në minutën e 78-të gjen golin e avantazhit sërish me Avdiun, i cili shënon me një goditje me kokë, duke përmbysur gjithçka. Në minutat e mbetura rezultati nuk ndryshon dhe Vora arrin të fitojë trofeun.

Në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia tradicionale me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Ilir Shulku, të cilët i dorëzuan trofeun dhe medaljet fituesve të ekipit të Vorës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img