Saturday, April 20, 2024

(Video) Veleçiku, shumë pranë kategorisë së parë. Koplikasit mundin pastër, 4-0 Naftëtarin, faza Play Off. Shënojnë, Banushaj, Hajdari, Shekaj dhe Ivziku

Lexo

Veleçiku-Naftëtari  4-0

(Shënues: Arsen Banushaj 48’, Arsen Hajdari 57’, Brajan Shekaj 70’, Joald Ivziku 77’)

Veleçiku: L. Kaçaj, Elbasani, Çokaj, Rragani, Banushaj, Rrustemaj, Hajdari, Shekaj, Kaceli, A. Kaçaj.(U aktivizuan: Ujkaj, Mehmetaj, Ivziku, E. Rrustemaj Trajner: Dritan Smajlaj

NMaftëtari: Shumeli, Gega, Kosti, Kajo, Saraçi, Koroveshi, Kumanaku, gega, Pepa, Gjolikaj, Marini.(U aktivizuan: Gjishti, Lireza, Koço, Çuni, Itua.

Gjyqtarë: E. Spahiu, R. Hasani, E. Xhaferaj, D. Grimci, B. Pjetrushi, E. Pjetrushi

Veleçiku ka hedhur një hap pozitiv drejt kualifikimit në kategorinë e parë. Të renditur në vendin e dytë të grupit A në kategorinë e dytë, koplikasit e drejtuar nga trajneri Dritan Smajli, synojnë kualifikimin në kategorinë e parë përmes ballafaqimeve të fazës Play Off.

Sipas kalendarit të sektorit të garave në FSHF, ballafaqimin e parë në këtë fazë, Veleçiku e kishte pasditen e sotme me Naftetarin. Ndeshja e luajtur në fushën sportive të “Vëllezërve Duli” të Koplikut është dominuar tërëisht nga Veleçiku, pjesë e së cilës ishte edhe një penallti e shpërdoruar nga Shekaj në minutën e 44-tërt.

Megjithatë, 45 minutëshi i parë është mbyllur me shifrat e barabarta, 0 me 0, ndërsa golat e vendasve ishin rezervuar në pjesën e dytë. Vetem tre minuta nga nisja e kësaj pjese është i zakonshmi Arsen Banushaj, ai i cili nxjerr në pah vlerat e këtij sulmuesi, kur topi i goditur prej tij shkon në rrjetën mike.

 

Nuk vonon shumë dhe në minutën e 57-të vjen goli i dytë për Veleçikun me autor ish futbollistin e Vllaznisë, Arsen Hajdari. 2 me 0 për Veleçikun, ndërkohë që më pas si rezultat i një përplasje mes futbollistëve të të dy ekipeve, gyqtari Spahiu ndëshkon me karton të kuq të futbollistë, Ujkajn dhe Lopçin e Veleçikut dhe Gjolikajn e Naftëtarit.

Edhe pse me një futbollist më pak nga kundërshtari, Veleçiku vazhdon ta administrojë ndeshjen. Madje, skuadra e drejtuar nga Smajli arrin të shënojë edhe dy herë të tjera në porten mike.  Autor të këtyre dy golave janë Brajan Shekaj, Joald Ivziku, përkatësisht në minutat 70-të dhe 77-të duke e çuar avantazhin e koplikasve në 4 me 0.

Skuadra mike bën përpjekjet e duhura për të gjetur golin në portën vendase, por Veleçiku është i mirëvendosur në fushën e lojës, ku jo vetem e mirëmenaxhon avantazhin prej katër golave, por me rastet që pati edhe mund të shënonte edhe ndonjë gol tjetër.

Vërshëllima e fundit e arbitrit Spahiu, fikson  rezultatin 4 me 0 në faror të Veleçikut, i cili hedh hapin e parë drejt kualifikimit në kategorinë e parë. Por, për të arritur plotësisht objektivin, duhet kaluar edhe Valbona, me të cilën do të zhvillojë ndeshjen tjetër të fazës Play Off, duke pasur përballë ekipin e Valbonës së Tropojës, ekip i cili fitoi sot po për fazën Play Off me rezultatin 2-0 Sopotin e Librazhdit.

Rezultatet e sotme Kategoria e Dytë, Faza Play Off, Grupi A

Veleçiku 4-0 Naftëtari

Valbona 2-0 Sopoti

Rezultatet e sotme Kategoria e Dytë, Faza Play Off, Grupi B

Pogradeci 3-1 Devolli

Labëria 1-0 Butrinti

Faza Play Out

Gramshi 4-0 Tepelena

(Video) Pamje nga ndeshja Veleçiku-Naftëtari, 4-0. Kategoria e dytë, Faza Play Off, grupi A)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img