Friday, September 20, 2024

Votat e tifozëve, Kristiano Ronaldo shpallet lojtari më i mirë i muajit shtator

Lexo

Fituesi i çmimit vendoset nga votat e tifozëve, kombinuara me një vlerësim nga një juri ekspertësh të futbollit

Pak më shumë se një muaj për të pushtuar Premier League. Falë ndikimit të tij përrallor me Manchester United, Cristiano Ronaldo u votua “Lojtari i Muajit” për shtatorin, një çmim që e fiton për herë të pestë në karrierën e tij. Për të fituar këtë çmim Ronaldo mundi konkurrencën e mbrojtësit të Manchester Cityt dhe bashkatdhetarit, Joao Cancelo, të mbrojtësit të Chelsea, Antonio Rudiger, të sulmuesit të Neëcastle Allan Saint -Maximin, të anësorit të Ëatford, Ismaila Sarr dhe Mohamed Salah i Liverpoolit. Fituesi i çmimit vendoset nga votat e tifozëve në faqen e internetit të Premier League të kombinuara me një vlerësim nga një juri ekspertësh të futbollit.

Një çmim që kampioni portugez donte ta festonte duke falënderuar shokët e tij të skuadrës me një postim në Instagram: “Jam krenar që jam zgjedhur lojtari i muajit në mesin e kaq shumë lojtarëve të mëdhenj të Premier League. Faleminderit të gjithë shokëve të mi të skuadrës, nuk mund ta kisha bërë pa to. Le të vazhdojmë të punojmë shumë dhe rezultatet do të vijnë!”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img