Friday, May 17, 2024

(Intervista) Vllaznia-Barleti Volej 3:0, trajneri kuqeblu në volejboll femra, Dorian Tafa, i kënaqur me paraqitjen e skudarës së tij.

Lexo

Pasditen e së premtes, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës”, u luajt ndeshja e volejbollit për femra, Vllaznia-Barleti Volej, takim ky i vlefshëm për javën e parë të kampionatit kombëtar. Volejbollistet kuqeblu bëjnë një paraqitje të shkëlqyer teksa fitojnë me rezultain e pastër 3 me 0. Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri kuqeblu, Dorian Tafa, shprehet i këqaqur me përformancën e skuadrës së tij, ndërsa premton një ecuri të suksesshme në këtë sezon sportiv.

Vllaznia, fiton pastër, 3-0 ndaj ekipit kryeqytetas, Barleti Volej. Urime profesor! Një nisje mjaft pozitive përballë një kundërshtari të tillë jo pak të vështirë.

Faleminderit shumë! Normalisht është një ogur i mirë për fillimin e kampionatit dhe shpresoj që ta vazhdojmë me fitore, por rruga është e gjatë dhe shumë e vështirë.

Përgatitjet serioze në fazën përgatitore dhe mbështetja e presidentit Zekja duket se është ndierë shumë pozitivisht në skuadër.

Janë gjithë faktorët që mblidhen bashkë me stafin teknik që kemi punuar dhe me mbështetjen e presidentit. Normalisht dhe me dëshirën e vajzave për të punuar dhe për të vazhduar në drejtimin e duhur.

Dy sete me epërsi në favorin tuaj ndërsa seti i tretë u vendos pak në diskutim. E menduat që ndoshta mund ta humbisnit dhe mund të rikthehej loja?

Ishte një lëvizje taktike e jona, ishte një test për ekipin, por kur fituam dy setet kishim mundësi edhe të testonim disa lëvizje taktike të ekipit. Por nuk mund të them që e dyshova  sepse kam besim tek vajzat sepse po punojnë shumë.

Cili ishte elementi qe iu dha suksesin sot?

Ishin të gjithë elementet. Ishin pjesa e sulmit, pjesa e mbrojtjes, dëshira për të fituar që është kryesorja dhe mbështetja e të gjithë tifozave që dua t’i falenderoj përzemërsisht nga ana ime dhe e gjithë vajzave të ekipit.

Pa dashur të futemi në analizën e lojës por me çfarë shikuam dublazhi kishte pak probleme, disa pikë u shënuan nga skuadra kundërshtare për mosfunksionimin e dubplazhit.

Gjithmonë ne po pritnim në sulm të fortë nga ana e tyre dhe lojtari prapa tërhiqet. Këto janë pjesë e lojës por rëndësi ka që fituam. Janë gjëra që duhen riparuar dhe gjithmonë do të jemi në progres.

Ndeshja e ardhshme për Vllazninë dhe objektivi?

Ndeshja e ardhshme dot të jetë me Flamurtarin në Vlorë. Edhe atje pretendojmë që të ndahemi me rezultat pozitiv, por gjithçka ia lëjmë kohës dhe mbetet për t’u shikuar. Shpresojmë që të rezultojë pozitive, por siç e them shumë herë është një rrugëtim shumë i gjatë që asnjëherë nuk duhet të arrijmë në vetëkënaqësi dhe duhet të punojmë shumë fort në qoftëse dëshirojmë të arrijmë objektiva pozitive.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img