Thursday, November 28, 2024

Wanda Nara kritikon gratë e futbollistëve

Lexo

”Bëjnë një jetë boshe mes luksit dhe nuk krijojnë pavarësinë e tyre ekonomike”

Gruaja e Icardit, Wanda Nara ka kritikuar ashpër jetën boshe që bëjnë gratë dhe shoqërueset e futbollistëve. Me luksit të tepruar, ato nuk punojnë dhe nuk kanë krijuar pavaërësinë e tyre ekonomike. Dhe Wanda i referohet Shakirës, yllit kolumbian të popit, e cila është një grua e plotësuar, pasi e kishte bërë karrierën e saj, përpara lidhjes me Pikenë.

Wanda Nara është kthyer edhe njëherë për të folur për jetën luksoze të bashkëshorteve dhe shoqërueseve të futbollistëve. Sipas argjentinases, ato duhet t’i japin kuptim jetës së tyre duke punuar. Në vend të kësaj, shumë prej tyre qëndrojnë në shtëpi duke pritur të dashurin e vet, me profesionin e vetëm, pazaret, të shkojnë në festa dhe të kujdesen për bukurinë e tyre.

“Janë bosh”, – deklaroi bashkëshortja e Icardit në një program televiziv. “Kjo është arsyeja pse Shakira u nda nga Pique. Gruaja duhet të punojë, duhet të bëjë diçka, nuk them se duhet të jetë e famshme, por ka një mijë gjëra që mund të bëjë. Shakira është një grua e plotësuar”, – shton Wanda Nara, duke iu referuar karrierës që artistja kolumbiane e kishte filluar përpara se të niste historinë e saj të dashurisë me futollistin katalan.

“Unë jam një feministe, ndaj jam në mbrojtje të të drejtave të grave. Ato duhet të punojnë të krijojnë pavarësinë e tyre ekonomike, të mos jenë të varura nga askush” shton Ëanda.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img