Saturday, July 27, 2024

Vllaznia, përgatitje në Pogradec për ndeshjen me Skënderbeun

Lexo

 

Vllaznia ka zgjedhur qytetin e Pogradecit për t’u përgatitur në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme që do të luajë pasditen e së hënës në tranfertën korçare me Skënderbeun.

Një gjë e tillë është vendosur nga ana e presidentit Alban Xhaferi, me qëllim që skuadra kuqeblu të jetë sa më e qetë dhe komode në prag të kësaj sfide kaq të rëndësishme, që në një farë mënyre, nëse kalohet me sukses, për kuqeblutë është një plus më tepër në rrugën drejt kapjes së kreut të renditjes.

Dy janë gjërat që kanë ndikuar në marrjen e këtij vendimi. E para ka të bëjë me atë që paraditen e së shtunës në Shkodër zbarkon e gjithë qeveria shqiptare, e cila nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama do të zhvillojë mbledhjen e radhës, ku këtë radhë, pjesë e tavolinës do të jenë kryetarët e Bashkive, mes të cilëve edhe ai shkodran, Benet Beci. E veçanta e këtij takimi është se ai do të mbahet në mjediset komode të stadiumit “Loro Boriçi” dhe natyrisht që edhe lëvizjet në këtë impiant do të jenë paksa më të rezervuara.

Por, përpos kësaj, që në fakt nuk bëhet bëhet problem për skuadrën, sepse ajo ka hapëria të bollshme për të mos krijuar probleme mbledhjen e qeverisë, ajo që është marrë më shumë në konsideratë, ka të bëjë me propozimin e stafit teknik që skuadra të udhëtojë dy ditë përpara, propozim që ka gjetur mbështetjen e menjëhershme të presidentit Xhaferi.

Nga sa mësohet, agjenda e skuadrës kuqeblu për ditën e nesërme është zhvillimi i seancës stërvitore në stadiumin numër 2 të Shkodrës, “Reshit Rusi”, dreka e përbashkët e skuadrës në lokalin pranë stadiumit “Loro Boriçi”, më pas udhëtimi drejt Pogradecit, ku do të kalohet edhe nata e së shtunës.

E diela, një ditë para ndeshjes, Skënderbeu-Vllaznia, ka në program zhvillimin e seancës stërvitore në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit, që edhe e fundit përpara sfidës me korçarët. Ndërkohë, që në mbrëmje, skuadra mund të zhvendoset në Korçë për të qënë gati në ballafaqimin e së heës për javën e 27-të të Superiores.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img