Monday, April 29, 2024

Futboll Femra-Superiore / Prag java e 12-të, spikat përballja Apolonia-Tirana. Vllaznia pret Gramshin

Lexo

Të shtunën dhe të dielën do të luhen takimet e javës së 12-të të kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza. Sfida Partizani-Skënderbeu, do të ngre siparin e kësaj jave në “Arenën e Demave” prej orës 11:00. Vajzat e kuqe janë favorite në këtë sfidë dhe synojnë të marrin fitoren e radhës.

Po të shtunën, në orën 11:30 do të luhet edhe takimi Lushnja-Teuta. Të dyja ekipet ndodhen në vendet e fundit në kampionat dhe kanë si objektiv rikthimin te rezultatet pozitive.

Të dielën do të zhvillohen tre takimet e tjera. Në orën 14:00, do të luhen dy sfida, Laçi-Kinostudio dhe Apolonia-Tirana. Vajzat e kinostudios kanë bërë mirë në sfidat e fundit dhe synojnë triumfin e tretë radhazi në kampionat, ndërsa vajzat e Laçit kanë si objektivi rikthimin te fitorja.

Takimi më i fortë i javës është Apolonia-Tirana. Vajzat bardheblu kryesojnë renditje së bashku me Vllazninë, ndërsa Apolonia ndodhet vetëm tre pikë më pak.

Java e 12-të do të mbyllet me ndeshjen Vllaznia-Gramshi. Një takim i i lehtë në letër për kampionet në fuqi të vendit që synojnë fitore e radhës.

Ndeshjet e javës së 12-të në kampionatin “Abissnet Superiore” për vajza:

Partizani-Skënderbeu, 09.03.2024, ora 11:00

Lushnja-Teuta, 09.03.2024, ora 11:30

Laçi-Kinostudio, 10.03.2024, ora 14:00

Apolonia-Tirana, 10.03.2024, ora 14:00

Vllaznia-Gramshi, 10.03.2024, ora 15:00

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img