Monday, May 6, 2024

Xhaferi reagon pas deklaratës të Tafajt: “Prononcimi i tij nuk ishte në kuadër të sportit, ndoshta inat personal. Në Shkodër respektojmë delegatët edhe për traditën e qytetit”

Lexo

Numri një i Vllaznisë, presidenti Alban Xhaferi ka reagur pas deklaratës të Alban Tafajit për goditjen e makinës së tij. Ai është shprehut për Oversport:

“Faleminderit për të drejtën e replikës. Në fakt isha në shtëpi, duke ndjekur situatën e Tiranës dhe dëgjova Albanin për problematikën e makinës. Nuk e kuptoj reagimin e tij, sepse makina ka qenë në një parkim privat dhe klubi nuk mund të marrë masa për të ruajtur makinën e tij.

Ne në Shkodër i respektojmë delegatët edhe për traditën e qytetit, por nuk mund të dalë një person, që të akuzojë klubin për mos plotësimin e kritereve, ndoshta për shkak të ndonjë inati personal. Unë prandaj erdha dhe e dënoj fuqishëm këtë akt, por ne si klub nuk mund të marrim përsipër të sigurojmë makinën e askujt që e parkon në një parkim privat.

Më bëri përshtypje prononcimi i tij sepse nuk ishte në kuadër të sportit. Nuk e kuptova kur tha që klubi është inekzistent, ku janë këto probleme, prandaj po reagoj. Dihet mikpritja shkodrane, ne jemi për fair play dhe respektojmë garën. Ne do të luftojmë deri në fund për të arritur europën, i respektojmë të gjitha skuadrat dhe do të luftojmë që të arrijmë objektivat tonë”, ka thënë mes të tjerash Xhaferri.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img