Kukësi-Vllaznia 1-0(Shënues: Rashiti 84’)
KUKËSI: Tafas, Duka, Lala, Zhongo, Reçi, Basha, Fejzaj, Da Mota, Salami, Rivas, La Torre. Trajner: Stavri Nica
VLLAZNIA: Qarri, Beci, Juriç, Stojanoviç, Smajli, Alivoda, Krymi, Çeshmedijev, Mala, Gruda, Balaj. Trajner: Migen Memelli
Arbitrat
Florjan Lata(Durres),Elvis Gjoka(Lezhe),Delin Kasa(Kavaje),Dorjan Maletaj(Tropoje)
Var:Andi Koçi(Durres) Avar:Rexhino Mersinasi(Durres)
Delegat:Besnik Çela(Tirane) Vezhgues:Kridens Meta(Tirane)
Zhgënjen Vllaznia. Skuadra kuqeblu është mundur nga Kukësi me rezultatin 1 me 0. Ndeshja e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Kukës Arena” ka prezantuar një Vllazni të plogësht në të gjitha drejtimet.
Ashtu si edhe në ndeshjen e javës së kaluar me Skënderbeun, ku Vllaznia pati avantazhin e të luajturit me një futbollist më shumë në fushën e lojës, si rezultat i kartonit të kuq në dëm të korçarëve, edhe në sfidën e sotme pati të njëjtin shans kur arbitri kryesor Lata, pas konsultimit me sistemin VAR, ndëshkoi me karton të kuq futbollistin kuksian Reçi. Por, edhe pse me një futbollist më pak në fushën e lojës, Kukësi arriti, jo vetëm të mbrohej nga mos pësimi i golit në porten e tij, por ndërkohë arriti të shënojë në portën kuqeblu në minutën e 84-t me autor Rashiti.
Kësisoj, e gjithë ndeshja mbyllet me avantazhin e skuadrës kuksiane me rezultatin 1 me 0. Tre pikë morali dhe ngritje pozicioni në tabelë mbi Vllazninë për Kukësin e drejtuar nga Stavri Nica.
Ndërkohë, që me këtë humbje, përfshirë edhe mënyrën se si u humb kjo ndeshje, në kampin kuqeblu rikthehen sërishmi problemet. Një humbje që solli pakënaqësi jo të pakta në radhët e tifozërisë shkodrane, jo vetëm të atyre që e ndoqën live ndeshjen në “Kukës Arena”, por edhe shumë e shumë të tjerëve që patën rastin ta ndjekin përmes ekranit të televizorit.