Sunday, October 13, 2024

Vllaznia-Bylis 1:0 Elvis Plori(ZV.trajner i Vllaznisë): Të rëndësishme janë tre pikët

Lexo

Më shumë se sa për lojën, zv.trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori është i kënaqur për tre pikët që mori Vllaznia, të cilat e mbajnë të parët në renditje. Në vijim, Plori foli edhe për ndeshjen e ardhshme, atë të mesjavës së ardhshme në transfertë me Kastriotin, si dhe për gjendjen shëndetësore të kolegut të tij, Thomas Brdariç, i cili në ndeshjen e sotme mungoi në drejtimin e skuadrës kuqeblu.

“Janë shumë me vlerë pikët, dhe që në fillim të analizës është diskutuar që nuk është shumë e rëndësishme loja për sa i përket mundësive që të jepen në fushë në këtë pozicion që jemi ne dhe për kërkesave që ka skuadra, por është shumë e rëndësishme të merren pikët.

Në pjesën e dytë patëm dy raste për të shënuar dhe të thellojmë rezultatin dhe mënyra se si funksionoi pjesa e dytë ishte e tillë sepse ne ndryshuam rreshtim, nga 3 u kthyem me 4 në mënyrë që të kishim më stabilitet në mesfushë dhe të jemi më mprehtë në lojën e kundër sulmit. Normalisht është presioni i pikëve ai që na bëri të kthehemi më tepër. Është një presion që e ndienjë skuadrat e mëdhaja dhe jo më ne.

Ndeshja me Krujën është një ndeshje e cila duhet vlerësuar maksimalisht duke parë dhe rezultatet që ka marrë ekipi i Kastriotit gjatë këtyre javëve. Është nje ekip me grintë, një ekip i cili luan një futboll agresiv dhe ne duhet të përpiqemi të stabilizojmë një formacion që të përballojë më së miri anën psikologjike dhe të dijë të vlerësojë mirë kundërshtarin. Nuk duhet të na bijë dëshira, duhet të jemi me këmbë në tokë për sa i përket vendit të parë. Nuk jam i gëzuar vetëm unë, është e gëzuar e gjithë Shkodra por gjithsesi kur të shkojmë në Kamzë me Kastriotin duhet të tregojmë se ne e meritojmë vendin e parë dhe jo vetëm me lojë të bukur por me pikë e cila është pjesa kryesore.

Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Janë skuadra pak dhe them se deri në mbarim të dy fazave të para do të jenë të gjitha të vëshira. Pastaj mund të ndahet ndonjë ekip i cili mund të distancohet, siç janë distancuar vitet e kaluara dhe atëherë mund të bëhet më e lehtë ndoshta me një e kip që mund të mbesin prapa. Siç e patë, Ballshi vjen në Shkodër dhe bën një lojë shumë të mirë dhe na vuri në vështirësi.

Gjendja e Brdaric është shumë mirë. Kontaktova më parë me të, ishte shumë i gëzuar për fitoren.

Dilaver nuk u zëvendësua sepse bëri një lojë të keqe pamvarësisht rasteve, ai u zëvendësua sepse mënyra se si vendosa të luaj ishte një mënyrë me pak më me stabilitet. E kam theksuar edhe para ndeshjes duhet të jemi me këmbë në tokë, kur kalojmë në avantazh nuk mund të bëjmë aventurë dhe të luajmë përsëri me dy sulmues. Pra ishte një zgjedhje që unë ndërhyra të bëj të luajmë me një sulmues dhe të mos rrezikojmë tek rezultati.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img