Sunday, November 24, 2024

Zyrtare-Në fundjavë fillon edicioni i ri futbollistik 2020/21

Lexo

Një lajm i mirë vjen për futbollin shqiptar. Ai pritet të fillojë këtë fundjavë. Por jo për kategorinë Superiore, sepse Liga Profesioniste vazhdon negociatat me Qeverinë Shqiptare për plotësimin e kërkesave të parashtruara. Sipas një njoftimi zyrtar shpërndarë nga zyrat e institucionit më të lartë të futbollit shqiptar FSHF, këtë fundjavë do të zbresin në fushën e lojës kategoritë e tjera, ajo e Parë, e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave.

“Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave. Sektori i Garave në FSHF i ka nisur njoftimet klubeve dhe po kryen përgatitjen e nevojshme për këtë rifillim. Sa i përket Kategorisë Superiore, ashtu siç është njoftuar edhe nga Liga Profesioniste e Futbollit, vendimi do të merret në mbledhjen që presidentët e klubeve do të zhvillojnë sipas programit ditën e premte.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img