Friday, October 11, 2024

Futboll-Kombëtarja e Shqipërisë, miqësore me Kosovën më 11 nëntor 2020

Lexo

Kuqezinjtë e futbollit shqiptar kishin planifikuar që me datë 11 nëntor 2020 të zhvillonin një ndeshje miqësore me kombëtaren e Gjibraltarit, por burime zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit bëjnë me dije se ajo është anuluar për shkak të masave kufizuese në kuadër të pandemisë COVID-19, që vështirësojnë udhëtimet e skuadrave. Në këto kushte, për ta mbajtur skuadren në tonus drejtuesit kuqezi kanë vendosur që po në këtë datë skuadra jonë kombëtare të ndeshet me kombëtaren e Kosovës. Një miqësore kjo që do t’i vlejë edhe kombëtgares së Kosovës, e cila është duke u përgatitur për ndeshjet e radhës së Liges së Kombeve.

Katër ditë më pas kësaj miqësoreje, dy përfaqësueset në fjalë do të zhvillojnë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për UEFA Nations League, Shqipëria ndaj Kazakistanit më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë më 18 nëntor, që të dyja në shtëpi, ndërsa Kosova me 15 nëntor ndaj Sllovenisë në transferte dhe 18 nëntor në shtëpi përballë Moldavisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img