Tuesday, April 23, 2024

Zyrtare, të Enjten starton K. Kombëtar i Kategorisë së Tretë, surpriza KF Murlani në sfidën e parë përballë Kinostudios

Lexo

Ishte planifikuar të startonte me datë 4 shkurt, por për arsye organizative të strukturave të FSHF-së, Kampionati Kombëtar i Futbollit i kategorisë e tretë do të nis garën e tij nesër, të enjten e 11 marsit 2021. Lajmi bëhet i ditur nga vetë institucioni i Federatës duke publikuar edhe kalendarin e javës së parë, por edhe të tjerave në vazhdim.

Surpriza e këtij kampionati është Murlani, ekipi më i ri i futbollit shqiptar me qëndër në Barbullush, pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, aty ka rezidencen edhe KF Murlani së bashku me kompleksin sportiv model, në të cilin sterviten të gjitha ekipet zinxhir të këtij klubi. Një klub që drejtohet nga dy vëllezërit Përparim dhe Bledar Rraboshta, themelues dhe administrator të këtij klubi, të cilët njëherazi janë edhe pronarët e Kompleksit Turistik, “Gardenland Resort-Barbullush”, në të cilin zhvillojnë grumbullimet edhe ekipet kombëtare të futbollit.

Ekipi i parë i KF Murlani me trajner ish futbollistin e njohur, Altin Xhahysa, pasi ka kaluar një fazë përgatitore speciale është gati për startin e kampionatit, të cilin do ta ketë të enjten e 11 marsit 2021 ku do të përballet me ekipin e FC Kinostudio të Tiranës. Sfida në fjalë, e cila konsiderohet historike për KF Murlanin, do të luhet në Kompleksin Sportiv të Kamzës duke filluar nga ora 15.00.

Amel Zagani, Suad Premçi, Eriol Krymi, Vahedin Pepa, Kristjan Gjoni, Sabjan Kraja, Ari Djepaxhia, Senad Kraja, Riad Gogla, Indrit Gjini, Nino Rrotaj, Brajan Stafa, Vildan Kaçubela, Denis Ymeri, Soni Hoti, Bekim Muriqi, Festim Lani, janë futbollistët që ka në dispozicion tekniku Xhahysa, prej të cilëve do të fiksojë edhe 11-tëshin e parë që do të hedhë në fushën e lojës nga minuta e parë. Krahas çiftit KF Murlani-FC Kinostudio, për javën e parë të Kampionatit Kombëtar të kategorisë së tretë, po ditën e enjte, në orën 13.00 luhet edhe takimi Osumi-Spartaku, ndërkohë që të premten është planifikuar të luhet ndeshja tjetër, Akademia e Futbollit Luftëtari-Drini duke filluar nga ora 13.00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img