Saturday, July 27, 2024

Zyrtare: Valmir Nafiu përforcon ekipin “Otrant Olimpik”të Ulqinit

Lexo

Nga Shaban Sinani

Lideri në ligën e dytë të Malin e Zi, klubi i futbollit “Otrant Olimpik” nga dita e sotme ka prezantuar futbollistin tetovar 29 vjeçarin Valmir Nafiu ish futbollistin e Shkëndijës, Hamburg SV, Apoel Nikozia, Skënderbeu Korçë, Renova, Shkëndija, Koshice dhe Gjilani .

Futbollisti Valmir Nafiu kontratën 18 mujore e firmosi në hapësirat e klubit dhe në praninë e drejtorit sportiv Valmir Pereziqi dhe anëtarëve  tjerë. Menjëherë pasi që e firmosi kontratën me ekipin Otrant Olimpik, Valmir Nafiu ekskluzivisht për Klan Maqedoni  deklaroi.

“Ndihem krenar që  firmosa kontratë me skuadrën ulqinake “Otrant Olimpik”. Drejtuesve  të klubit  dhe  sidomos  tifozëve  ulqinak  u premtoj se do të japi më të mirën time për të arritur objektivat e ekipit. Klubi i futbollit “Otrant Olimpik” do të arrij objektivat e veta”.

Klubi i futbollit Otrant Olimpik sot ka firmos kontratë edhe  me  mbrotësin Stefan Vico ish futbollistin e Igasllos. Pjesa pranverore e  kampionatit në Ligën e dytë Malit Zi fillon me 2 mars.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img